Dashi
Ka mundësi që sot të merrni një vendim shumë të rëndësishëm. Nuk do ju mungojë asnjë moment siguria tek vetja. Nëse jeni në një lidhje do keni surpriza të këndshme. Partneri mund të ketë menduar edhe për një udhëtim të bukur në një vend që ju e keni ëndërruar gjithmonë. Ju beqarët do keni takime dhe aventura të shumta. Përfitoni sepse do iu bëjnë të ndiheni mjaft mirë. Në punë do jeni kritikë edhe ndaj vetes dhe kjo do ju ndihmojë për performanca edhe më të mira. Shprehuni pa dorashka për çdo gjë dhe do vlerësoheni. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni sepse situata do jetë më e normalizuar. Kujdes vetëm me blerjet e kushtueshme.
Demi
Për të mos bërë gabime sot nuk duhet të ndiqni instinktet, por duhet t’i peshoni gjërat mirë. Marrëdhënia juaj me partnerin do bazohet tek sinqeriteti. Secili prej jush do respektoje tjetrin dhe mendimet e tij. Nuk do jeni më një çift tradicional, por do tentoni të provoni edhe gjëra të reja e të veçanta. Ju beqarët edhe pse do keni takime nuk do ndihen të kënaqur. Mesa duket ende nuk ka ardhur dashuria e madhe që keni ëndërruar. Në punë do ju ndryshoje herë pas here humori dhe mund të bëni edhe ndonjë gabim të vogël. Gjithsesi gjithë arritjet që keni pasur më parë do bëjnë që shefat të mos ju kritikojnë. Sipas Dritare.net, financat do të përmirësohen falë hyrjes së papritur të disa të ardhurave.
Binjakët
Dita e sotme do jetë e përshtatshme për të shprehur ide të reja që do ua ndryshojnë jetën. Venusi premton çaste të gëzuara për ju të dashuruarit. Aspiratat e zemrës suaj do të arrihen dhe do ndiheni për mrekulli. Ju beqarët do i shtoni takimet dhe mund të nisni aventura të këndshme. Mendoni vetëm për të sotmen, lëreni të vijë natyrshëm e ardhmja. Për punën do jeni shumë të përkushtuar dhe të gjithë do ju vlerësojnë, Nëse punoni në sektorin ekonomik apo atë social do jeni më të privilegjuar. Neptuni do iu sjellë shumë fat me financat. Gjithsesi mirë është mos ndërmerrni rreziqe të tepruara dhe mos bëni shpenzime të pamenduara.
Gaforrja
Më në fund do ju dalë koha të bëni çdo gjë që dëshironi gjatë kësaj dite. Mund të bëni edhe zgjedhje delikate për të cilat do ju dhënë pak shpirti. Gjithsesi do jetë gjëja më e mirë. Ju të dashuruarit, edhe pse nuk do jeni shumë në qejf përsëri do mundoheni të ruani një klimë harmonike. Nëse jeni beqarë nuk do mund t’i rezistoni dot sharmit të personave që do takoni. Përfitoni nga kjo mundësi që do iu jepet sepse ata persona në të vërtetë vlejnë shumë. Jeta profesionale do ecë me ritme më të ngadalta megjithatë po patët durim gjërat do ju ecin mirë. Informacionet që do iu japin kolegët vërtetojini para se të reagoni. Në planin financiar do iu duhet të merrni disa para hua sepse situata nuk do jetë e favorshme.
Luani
Do jeni shumë të ndjeshëm ndaj vlerave thelbësore gjatë kësaj dite, ndaj komunikimit dhe do jeni më të hapur ndaj dialogut. Nëse jeni në një lidhje nga njëra anë do doni qëndrueshmëri në jetën tuaj dhe nga ana tjetër do tundoheni nga aventurat kalimtare. Kujdes mos tentoni sepse do hidhni poshtë gjithçka që keni arritur deri më sot. Ju beqarët do jeni sharmante dhe do e keni të lehtë të bëni për vete shumë persona. Në punë do dini si të manovroni në çdo moment dhe keni për të arritur atje ku dëshironi. Do jeni pak individualistë, por do arrini më lart nga sa doni. Për sa i përket planit financiar, ka shumë mundësi të vendosni ekuilibër duke bërë kujdes me shpenzimet.
Virgjëresha
Planetët do ju bëjnë më të duruar dhe më të qartë në mendime gjatë kësaj dite. Do i bëni gjërat me strategji dhe do arrini qëllimet. Nëse keni një lidhje, largoni sa më parë rutinën nëse nuk doni që lidhje juaj të marrë tatëpjetën. Mundohuni me sa të mundni të provoni dhe të eksperimentoni gjëra të reja. Jeta sentimentale për ju beqarët do jetë e favorizuar. Zemra juaj do të rrahë shumë fort. Në punë, posti aktual do kërkojë një formim më të mirë. Përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet sepse fatin do e keni pas vetes. Për sa iu përket financave do e menaxhoni me shumë kujdes buxhetin dhe nuk do bëni shpenzime marramendëse.
Peshorja
Sot nuk do jeni më individualistë se më parë dhe do doni t’i dëgjoni me më shumë vëmendje ata që ju rrethojnë. Nëse jeni në një lidhje do vazhdoni jetën tuaj shumë qetësisht dhe do ndiheni mjaft mirë. Tregohuni sa më të hapur me partnerin. Ju beqarët që deri më sot e keni vuajtur këtë status do keni ndryshme. Ka shumë mundësi të keni një takim premtues dhe të papritur. Sipas Dritare.net, në punë nuk do jeni të lehtë për t’u kënaqur dhe do keni teka me shumicë. Mos kërkoni që të gjithë të bëjnë atë që thoni ju sepse nuk do fitoni asgjë. Hëna do influencojë sektorin e financave. Pritet që situata të fillojë të stabilizohet dhe të keni mundësi të hiqni disa lek mënjanë.
Akrepi
Jeta juaj do jetë shumë më e kënaqshme sot. Do jeni më zemërhapur dhe të gatshëm për të negociuar për çdo gjë. Ju që keni një lidhje mos kërkoni që partneri t’ua plotësojë të gjitha dëshirat sepse kjo është vërtet e pamundur. Merrini gjërat më lehtë dhe ngjitini shkallët një nga një. Venusi do favorizojë takimet për ju beqarët. Ka shumë gjasa që personat të jenë pasionantë dhe t’iu bëjnë të ndiheni mirë që në fillim. Në punë situata do jetë më e ngarkuar se disa ditë më parë. Herë pas here do gjendeni edhe përballë dyshimeve, por kolegët nuk do ju lënë në baltë. Financat do jenë më të mira sesa ju mendonit. Do merrni edhe disa para nga një trashëgimi.
Shigjetari
Mos bëni gjëra të pamenduara gjatë kësaj dite sepse keni për t'u penduar. Me shumë mundësi do përballeni me sfida shumë të vështira dhe nuk do jeni në gjendje të bëni zgjedhjen e duhur. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të keni konflikte të njëpasnjëshme, por si për çudi në një moment gjithçka do të shuhet dhe do iu duket sikur nuk ka ndodhur asgjë. Falë mbështetjes së Diellit, ju beqarët do kaloni një dite të bukur dhe të mbushur me dashuri. Perspektivat edhe për të ardhmen do jenë të mira. Në punë, formimi i mirë që keni dhe eksperienca do ju çojnë atje ku doni. Bëni vetëm pak durim. Tregohuni të matur me shpenzimet që do bëni dhe do i rregulloni problemet financiare.
Bricjapi
Me Uranin pranë sot do përballeni edhe me momente të vështira, por do i kaloni. Do jeni kritikë ndaj çdokujt që do iu kundërshtojë pa fakte dhe vetëm sa për t'iu bërë të ndiheni keq. Nëse keni një lidhje dhe jeta juaj në çift nuk iu jep kënaqësitë që dëshironi, duhet të bëni hapin e parë dhe të flisni me atë që keni në krah. Përpjekja juaj do të kompensohet nga yjet. Ju beqarët do keni takime, por nuk do vendosni menjëherë duke qenë se po kërkoni një dashuri të forte jo një aventurë. Në punë ka mundësi që situata të jetë e ndërlikuar kështu që mund të bëni edhe gabime të njëpasnjëshme. Buxheti nuk do të rritet. Mënyra e vetme për t’i përmirësuar financat është të punoni me vendosmëri.
Ujori
Neptuni dhe Plutoni do ndikojnë njëkohësisht gjatë kësaj dite duke vënë në pikëpyetje shumë gjëra. Nuk do jeni të bindur për asgjë dhe do bëni gabime. Nëse keni një lidhje bëni shumë kujdes të mos tundoheni nga një aventurë kalimtare sepse ajo do e dëmtojë së tepërmi lidhjen tuaj aktuale. Ju beqarët do realizoni një takim mjaft interesant, por që do jetë më shumë një tërheqje fizike sesa ndjenja të vërteta. Gjithsesi ju do ndiheni mirë. Në punë do tërhiqni simpatinë e kolegëve, megjithatë ju nuk do ndiheni shumë të kënaqur me ato që do arrini. Tek financat nuk do ketë ndikim të madh planetar. Ekuilibri do jetë i qëndrueshëm dhe kjo falë Plutonit dhe Saturnit.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do keni shumë imagjinatë dhe do e ndryshoni atmosferën që ka mbizotëruar. Asgjë nuk do arrihet pa pengesa, por rëndësi ka që do ja dilni. Për ju të dashuruarit do ketë kënaqësi pafund. Do jeni sensualë dhe në disa momente do ngjiteni edhe në qiellin e shtatë së bashku me atë që keni në krah. Më në fund edhe për ju beqarët do ketë një takim vendimtar çka do i japë një tjetër drejtim jetës suaj. Personi do jetë ose i shenjës së dashit ose i luanit. Në punë do jeni shumë të devotshëm dhe nuk do e keni aspak problem të qëndroni edhe më gjatë për të përfunduar atë që keni nisur. Plutoni do kujdeset për financat kështu që juve do iu duhet vetëm t’i organizoni më mirë. /dritare.net