
Dashi
Ju keni aftësi të veçanta për të tërhequr pas vete turmat dhe sot do i mahnitni që të gjithë. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të keni shqetësime reumatike kështu që mos ngrini pesha dhe merruni me aktivitet fizik. Buxheti do jetë goxha i mirë megjithatë po u treguat më të matur me shpenzimet nuk do dilni të humbur.
Demi
Mundohuni të mbani nervat gjatë kësaj dite sepse ato mund t’iu sjellin probleme të mëdha. Shëndeti do ketë herë pas here shqetësime të vogla, por asgjë e rëndë nuk do ndodhë. Sipas Dritare.net, sektori i financave do përmirësohet aq shpejt saqë do mbeteni me gojë hapur. Shfrytëzojeni sa më shumë këtë mundësi.
Binjakët
Jupiteri do ju bëjë me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite. Askush nuk do e ketë të vështirë t’iu ndjekë në idetë tuaja. Shëndeti do ketë probleme të vogla të cilat do kenë të bëjnë me stomakun ose me barkun. Situata financiare do jetë shumë herë më e stabilizuar se më parë kështu që mund të bëni edhe disa shpenzime më shumë për gjëra që ju duhen.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do keni edhe kontradikta me personat që ju rrethojnë. Neptuni në bashkëpunim me Mërkurin do ua ndërlikojnë gjërat. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla deri në drekë, por gjendja do përmirësohet shumë shpejt. Në mbrëmje do jeni edhe më energjikë nga sa e keni menduar. Gjendja financiare do ketë përmirësime të mëdha aq sa mund të bëni edhe investimet e menduara më herët.
Luani
Dielli do ju bëjë shumë më të guximshëm gjatë kësaj dite dhe mund të arrini gjithçka që dëshironi. Shëndeti fatmirësisht nuk do ketë asnjë shqetësim, megjithatë mirë do jetë të mbroheni nga ndryshimet e menjëhershme të temperaturave. Buxhetin duhet ta menaxhoni me sa më shumë përkujdes, maturi dhe seriozitet në mënyrë që të mos ju dalin probleme.
Virgjëresha
Hëna do ju bëjë që në disa momente të mos i mendoni gjërat si duhet dhe të futeni në labirinte. Shëndeti do ketë probleme me tretjen e ushqimit. Konsumoni më tepër lëngje. Në plani financiar do arrini të gjeni zgjidhje për të gjitha problemet që keni pasur dhe për asnjë moment nuk do ndodheni në vështruesi.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do jeni edhe si të përgjumur, por edhe të buzëqeshur. Do shihni anën e mirë të gjërave. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla. Nervozizmi i tepruar do bëjë punën e vet. Sipas Dritare.net, në planin financiar fati do jetë gjatë gjithë kohës në anën tuaj dhe gjendja do mbetet e mirë.
Akrepi
Nëse sot nuk hiqni dorë nga të bërit e gjërave me inat keni për t’i vuajtur gjatë pasojat. Shëndeti do ketë goxha shqetësime. Mund të keni dhimbje koke, djegie sysh dhe dhimbje shpine. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë duhet patjetër të shmangni shpenzimet e paarsyeshme.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do bëni mirë të mos tregoheni të sjellshëm me të gjithë dhe të mos tregoni gjëra personale. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por që do kalojnë shpejt falë edhe përkujdesjes së familjarëve tuaj. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë pak më shumë kujdes nuk do ju bëjë dëm.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite nuk priten ngjarje shumë të mëdha dhe në përgjithësi do i merrni gjërat me qetësi. Shëndeti do vijë orë pas ore duke u përmirësuar falë përkudjesit që do keni për veten. Të ardhurat do kenë goxha përmirësime. Përfitoni nga rasti për të bërë edhe disa investime më tepër.
Ujori
Edhe pse do përballeni me situata të pazakonta ju sërish do ja dilni mbanë sot. Ecni me emocione dhe nuk keni për të gabuar. Shëndeti nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Mund të keni probleme me tretjen e ushqimit dhe mund të prekeni edhe nga ndonjë infeksion urinar. Në planin financiar do keni goxha probleme nëse nuk e shtrëngoni pak rripin e shpenzimeve.
Peshqit
Ndryshimet e shumta që do ndodhin gjatë kësaj dite do ju trembin pamasë dhe nuk do ju lënë të qetë për të vepruar. Shëndeti herë pas here do ketë shqetësime. Nuk do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe mund të prekeni nga virozat. Dietat shmangini sa më shumë. Në planin financiar ka ardhur koha të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik vetëm për ta përmirësuar situatën. Po nuk tentuat nuk keni si ta dini nëse mund t'ia dilni apo jo. /dritare.net

















