Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 2 gusht 2023 nga Christine Haas

Horoskopi i datës 2 gusht 2023 nga Christine Haas

Dashi

Horoskopi i datës 2 gusht 2023 nga Christine Haas

Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë përgjithësisht pozitiv gjatë këtij dite, ju sërish do ndiheni keq në disa momente. Nëse keni një lidhje gjërat do fillojnë të normalizohen sot dhe herë pas here mund të bëni gjëra të veçanta me atë që keni në krah. E rëndësishme është që zemra do ndihet përgjithësisht mirë. Nëse jeni beqarë do bini kokë e këmbë në dashuri me dikë dhe do bëni të pamundurën që ta afroni sa më parë pas vetes. Në punë nuk do ju mungojë asnjë çast ambicia dhe këmbëngulja, vetëm se do i besoni verbërisht disa kolegeve që nuk ua duan të mirën. Në planin financiar përmirësimet do jenë edhe më të mëdha nga sa ju e imagjinonit.

Demi

Horoskopi i datës 2 gusht 2023 nga Christine Haas

Sot do zgjoheni me energji pozitive dhe me shumë humor kështu qe do bëni që çdo gjë t'iu ecë sa më mirë. Sektori i dashurisë për çiftet do jetë plotësisht i qetë sot. Do merreni vesh aq mirë me partnerin saqë nuk do keni asnjë lloj ankese për të bërë. Ju beqarët do jeni goxha të favorizuar në dashuri dhe do e gjeni më në fund personin tuaj të ëndrrave. Në mbrëmje do ndiheni më gati se kurrë për të filluar lidhje. Në pune do jeni shumë të motivuar, seriozë dhe të guximshëm. Për ju nuk do ketë aspak pengesa të pakalueshme. Në planin financiar ka ardhur koha të bëni pak ekonomi sepse në të kundërt situata mund të ketë probleme.

Binjakët

Horoskopi i datës 2 gusht 2023 nga Christine Haas

Të gjithë planetët do jenë në anën tuaj sot dhe do ua zbukurojnë çdo çast. Do I vini njëherë e mirë kapak të shkuarës së hidhur. Ju të dashuruarit nuk do mërziteni aspak sot sepse planetët do ua bëjnë çdo moment emocionues. Asnjë debat apo mosmarrëveshje nuk ka për të ndodhur. Për ju beqarët do jetë një ditë premtuese, megjithatë mirë është që ata të mos nxitoheni. Çdo gjë ka kohën e vet kur duhet të ndodhë. Në punë do luftoni fort për të arritur majat. Mund të bëni edhe disa sakrifica, por do arrini atje ku doni. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni më asnjë lloj rreziku sepse përndryshe do mbeteni pa para.

Gaforrja

Horoskopi i datës 2 gusht 2023 nga Christine Haas

Do i shihni gjërat me një sy tjetër sot dhe do ju gjeni zgjidhje problemeve të së shkuarës. Ju të dashuruarit do keni një ditë të begatë dhe mund të merrni vendime shumë të rëndësishme. Periudha e pritjes dhe hezitimit do marrë fund njëherë e mirë. Ju beqarët do jeni më pak kërkues dhe do gjeni persona për të cilët do bëni çdo gjë. Një periudhë e bukur do fillojë për ju. Në punë do jeni goxha të ngarkuar dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni më parë. Kërkoni ndihmë nga kolegët sepse vetë nuk do ja dilni dot. Në planin financiar veproni me më shumë maturi e kujdes nëse nuk doni të keni probleme serioze.

Luani

Horoskopi i datës 2 gusht 2023 nga Christine Haas

Sot do reflektoni me kujdes për çdo hap që do hidhni dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Në tërësi dita do jete shumë e qetë . Nëse jeni në një lidhje, tensioni dhe debatet do qetësohen ndjeshëm. Do jeni shumë më të logjikshëm sot dhe do pranoni edhe vetë se keni gabuar. Nëse jeni beqarë do jeni në gjendja ta joshni atë që doni dhe do filloni lidhjen tuaj të ëndrrave. Shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e mirë për ju. Në punë do provoni veten në fusha të reja dhe do arrini atë që doni. Për financat perspektivat duken të mira megjithatë mirë është të merrni masa për të mos shpenzuar pa mbarim.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 2 gusht 2023 nga Christine Haas

Sot do jeni të mendimit që t’i merrni gjërat si t’iu vijnë. Edhe problemet që do ju dalin do mundoheni t’i zgjidhni me sa më shumë qetësi dhe pa stres. Ju të dashuruarit duhet të përdorni ledhatimet dhe fjalët e ëmbla nëse doni të merrni diçka nga partneri. Po u treguat të ftohtë dhe hundë përpjetë nuk do arrini asgjë. Ju beqarët do jeni më dinamikë dhe më të hapur kështu që do mund të filloni edhe lidhje afatshkurtra. Në punë nuk do keni dëshirë të bëni asgjë pa qenë të bindur plotësisht për rezultatet që mund të arrini. Me shpenzimet vazhdoni të tregoheni të arsyeshëm.

Peshorja

Horoskopi i datës 2 gusht 2023 nga Christine Haas

Sot nuk do jeni shumë në humor dhe herë pas here do mbylleni në vetvete. Rreziku për mosmarrëveshje në çift do jetë edhe më i madh gjatë kësaj dite. Nuk do bëni as hapin më të vogël për t'u marrë vesh me atë që keni në krah dhe ky do jetë një gabim i madh. Beqarët duke u marrë me gjëra të parëndësishme ka rrezik të humbasin mundësitë e jetës. Në punë do jeni super të ngarkuar dhe lodhja do jetë goxha e madhe. Në disa momente do gjendeni edhe para vështirësive. Sektori i financave do jetë shumë më pozitiv se më parë kështu që përfitoni për të bërë disa investime të nevojshme.

Akrepi

Horoskopi i datës 2 gusht 2023 nga Christine Haas

Dite mjaft interesante do jetë kjo e sotmja dhe do mund t'i zgjidhni edhe disa probleme te mbetura pezull prej kohesh. Në dashuri do jeni shumë më të arsyeshëm ju çiftet. Kjo do shmangë keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet. Pasditja dhe mbrëmja kanë për të qenë edhe më të mira. Nëse jeni beqarët do dini si të veproni dhe çfarë të bëjnë që të filloni një lidhje. Në punë vërtet do debatoni me disa kolegë që do ju pengojnë, por nga ana tjetër në momente te caktuara do i dëgjoni këshillat e gjithkujt. Nëse doni të përmirësoni buxhetin mos merrni para hua sepse kjo do jetë gjëja më e gabuar që mund të bëni.

Shigjetari

Horoskopi i datës 2 gusht 2023 nga Christine Haas

Më në fund do arrin të gjeni përgjigje për shumë pyetje që ju kishin lindur. Ju të dashuruarit nuk keni për të pasur një marrëdhënie të shkëlqyer sot edhe pse do e kuptoni se të dy palët keni gabimet tuaja. Kur te jeni në qetësi do mendoni të flisni hapur e të veproni, por nuk do arrini asgjë konkrete. Ju beqarët do tërhiqeni tej mase nga një person me buzëqeshje vezulluese dhe do i hidheni në krahë pa menduar gjatë. Në punë do ju konkretizohen disa plane, por sërish nuk do jeni në stadin që keni menduar. Kolegët do jenë shumë para jush. Menaxhimin e parave lëreni në dorën e familjarëve më mirë.

Bricjapi

Horoskopi i datës 2 gusht 2023 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite do jeni me humor shumë të keq dhe shpesh të tjerët nuk do arrijnë t’iu kuptojnë dot. Nëse keni një lidhje do jeni sipërfaqësorë dhe nuk do arrini dot ta kënaqni as tjetrin e as veten. Gjërat nuk do shkojnë aspak si i kishit menduar. As ju beqarët nuk do jeni të aftë të realizoni takimet interesante dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm. Në punë do jeni plot energji dhe dinamizëm, por disa kolegë do ua presin hovin dhe do bëjnë të pamundurën t’iu pengojnë. Zënkat me ta do jene shumë të forta. Shpenzimet e tepruara mund t’iu sjellin edhe probleme te vogla financiare.

Ujori

Horoskopi i datës 2 gusht 2023 nga Christine Haas

Sot do dini si t’i bëni të tjerët të ndihen mirë pranë jush dhe kjo do ua mbushë edhe ju shpirtin me gëzim. Nëse keni një lidhje do përkujdeseni në detaje për personin që dashuroni. Ai gjithashtu do mendojë si t’ua bëjë qejfin sa më shumë. Për ju beqarët do ndodhin gjëra të çuditshme, fillimisht nuk do kuptoni asgjë, por deri ne mbrëmje çdo gjë do kthjellohet. Në punë mundet t’iu kërkohet të bëni edhe punën e një kolegu që mungon. Organizojeni ditën si duhet në mënyrë që të mos mbeteni mbrapa me ato që keni nisur. Financat nuk kanë për të qenë shumë të kënaqshme prandaj duhet të bëni kujdes.

Peshqit

Horoskopi i datës 2 gusht 2023 nga Christine Haas

Nëse tregoheni të matur dhe nuk e teproni me asgjë sot, çdo gjë ka për t’iu ecur mirë. Jeta juaj në çift do jetë e bukur, e ngrohtë dhe e mbushur me emocione. Ndonjë mosmarrëveshje e vogël mund të lindë padiskutim, por do kalojnë brenda pak minutash. Ju beqarëve, edhe sikur t’iu ofrohen të gjitha mundësitë, nuk duhet të filloni angazhime serioze sot. Në punë duhet të diskutoni hapur me eprorët për disa ide që keni ose për disa kërkesa. Mos e ndrydhni veten aspak. Në planin financiar, të gjitha yjet do bëhen bashkë sot dhe do ju mundësojnë një situatë më të mirë. /dritare.net