Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 19 maj 2020

Horoskopi i datës 19 maj 2020

Dashi

Horoskopi i datës 19 maj 2020

Dielli do ua ngrohë ditën sot dhe më në fund do arrini t'i vini gjërat në vijë. Nëse keni një lidhje Saturni do iu premtojë qëndrueshmërinë e shumë ëndërruar dhe do fryjë një fllad i lehtë sensualiteti. Shmangni pretekst për të mos dalë me shoqërinë e tij sepse do e mërzitni. Nëse jeni vetëm, falë Hënës zemra do iu rrahë shumë fort. Do iu plotësohet një nga ëndrrat e shumta. Në punë, disa kolegë për të cilët as nuk ju kishte shkuar në mendje, do ju ndihmojnë tej mase. Ata mund t'iu japin edhe kontakte që ju të provoni veten edhe në fusha të tjera. Në planin financiar tregohuni realistë dhe mos bëni shpenzime pa fund.

Demi

Horoskopi i datës 19 maj 2020

Mbrojini mendimet dhe idetë tuaja gjatë kësaj dite sepse nuk keni për të dalë të humbur. Prezenca e Venusit do e mbrojë lidhjen tuaj, por nga ana tjetër ju do keni tendencë të hallakateni kot dhe të prekni tema delikate. Ju beqarët do i keni yjet në krah dhe nuk do iu mungojë aspak fati për të bërë takime të rëndësishme. Në punë mund t'iu duket sikur nuk keni arritur atje ku duhet, por kolegët dhe shefat do ju përgëzojnë tej mase. Sipas Dritare.net, në planin financiar mbërriti më në fund edhe momenti për të bërë një menaxhim më të mirë. Keni për ta parë që situata do jetë më e mirë.

Binjakët

Horoskopi i datës 19 maj 2020

Do jeni shumë krenarë për veten tuaj sot dhe nuk do toleroni shumë. Përherë do ju duket sikur keni ju të drejtë. Dy planetët e dashurisë, Venusi dhe Marsi, nuk do jenë të favorshëm për ju të dashuruarit. Si pasojë e kësaj dita do jetë zhgënjyese dhe delikate. Do debatoni goxha me atë që keni ne krah. Nëse jeni vetëm, mundësitë për takime do jenë të pakta. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ju duhet ta humbisni shpresën. Në punë nuk do ju mungojë kreativiteti megjithatë gjërat nuk do ju rrjedhin gjithë kohës si ju doni. Jupiteri do ndikojë fuqishëm tek financat. Në program do jete ekuilibri.

Gaforrja

Horoskopi i datës 19 maj 2020

Mirë është të jeni realistë sot dhe të mos mendoni gjëra të pamundura. Keni për ta parë që në atë mënyrë gjithçka do ju ecë akoma më mirë. Për ju që keni një lidhje gjithçka do jetë më e thjeshtë nëse mundoheni të toleroni. Të dy së bashku mund të përballoni çdo sfidë pa pasur frikë se mund të humbni. Ju beqarët do të rrethoheni nga një fat i madh në jetën sentimentale. Saturni do iu bëjë edhe më të dukshëm dhe dikush do tërhiqet mjaft pas jush. Në punë duhet të bëni shumë durim sot nëse doni të arrini atje ku dëshironi. Asgjë nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë. Financat do jenë të mira, por nëse duhet të shpenzoni zgjidhni ato më të nevojshmet duke i lënë për më vonë të tjerët.

Luani

Horoskopi i datës 19 maj 2020

Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë gjithë kësaj dite dhe as moti jo i mirë nuk do ju trishtojë. Marsi do ju bëjë edhe më dinamikë dhe plot ide fantastike. Entuziazmi do iu pushtojë sot juve qe jeni ne një lidhje. Do e dëgjoni partnerin për gjithçka qe do iu thotë dhe do ndiheni mire. Planetët do jene ne anën tuaj dhe do iu mbështesin. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por disa do mund te nisin edhe një lidhje te qete dhe te ekuilibruar. Në punë do dini si të përshtateni me situatat që do ju vijnë dhe do bini dakord me bashkëpunëtorët. Perspektivat për ju duken goxha të mira. Planetët do e ndërlikojnë pak situatën financiar, kështu qe tregohuni të matur.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 19 maj 2020

Falë mbështetjes së madhe të Hënës dhe Neptunit, sot do jeni më të matur dhe aspak gjykues si më parë. Kjo gjë do ju bëjë të ndiheni edhe vetë më mirë. Pas një kohe të turbullt për ju që keni një lidhje situata do stabilizohet. Jupiteri do iu nxitë të tregoheni më të kuptueshëm dhe t’i pranoni gabimet që keni bërë. Ju beqarët do kërkoni gjatë gjithë kohës, por nuk do arrini dot të krijoni lidhjen që keni ëndërruar. Në punë jo vetëm që do jeni më të vendosur, por do e bëni gjithçka më cilësore se më parë. Statusi juaj edhe mund të ndryshojë ashtu si nuk e keni pritur. Me financat duhet të bëni shumë kujdes sepse gabimi më i vogël mund t’iu çojë në humnerë.

Peshorja

Horoskopi i datës 19 maj 2020

Ka mundësi që yjet t'iu bëjnë më kreativë dhe më të guximshëm sot. Nëse keni një lidhje duhet të flisni për çdo gjë me partnerin edhe pse disa tema mund të ndezin debate. Më mirë sqarojini gjërat sa më shpejt në mënyrë që problemet të shterojnë njëherë e përgjithmonë. Nëse jeni beqarë do përjetoni një aventure shumë të bukur dhe plot me emocione. Shfrytëzojeni sa me të mundni ditën. Mërkuri do ju hapë vizionin për punën dhe do ju bëjë shumë më të kujdesshëm. Nuk do ju mungojë për asnjë moment energjia. Sipas Dritare.net, yjet do të favorizojnë financat dhe ju mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër. Gjithsesi maturia nuk do ju mungojë.

Akrepi

Horoskopi i datës 19 maj 2020

Sot nuk do keni asnjë lloj vështirësie dhe çdo projekt që do ndërmerrni do ketë mbështetjen e yjeve. Jeta në çift do jetë harmonike falë ndikimit të yjeve. Mos i kurseni në asnjë moment fjalët e ëmbla dhe disa përkëdhelje sepse asnjëherë nuk i bëjnë keq një lidhjeje. Ju beqarët, dhe për më tepër ju femrat do keni një dashuri me shikim të parë. Nëse jeni meshkujt nuk duhet të nxiteni vetëm nga pamja e jashtme për të filluar një histori. Në punë nuk do ju mungojë për asnjë çast mbështetja nga personat që iu duan të mirën kështu që hidheni çdo hap pa pasur frikë. Tregohuni të matur me shpenzimet sepse situata financiare nuk është e qëndrueshme.

Shigjetari

Horoskopi i datës 19 maj 2020

Sot do keni me të vërtetë shumë nevojë për qetësi ndërkohë që Venusi do ua ndërlikojë paksa gjërat. Do ju duhet të bëni më shumë përpjekje për të mos lejuar zmadhimin e problemeve. Për ju të dashuruarit, se jeta do jetë e gjallëruar është pak të thuash. Do keni surpriza të papritura, por të mrekullueshme. Gjithçka do jetë menduar me kujdes nga partneri juaj kështu që shfrytëzojeni sa më shumë çdo moment. Ju beqarët do e kërkoni në heshtje shpirtin binjak dhe do e gjeni. Në punë mos iu kërkoni gjithë kohës kolegëve t'iu zgjidhin problemet sepse nuk keni për të mësuar asgjë. Vendosni disa rregulla strikte në menaxhimin e financave në mënyrë që mos lindë asnjë problem më vonë.

Bricjapi

Horoskopi i datës 19 maj 2020

Gjatë ditës së sotme do e keni paksa të vështirë të koordinoni emocionet dhe mendimet për të marrë mendimet më të mira. Ju të dashuruarit nuk do keni asnjë problem megjithatë nëse doni ta përmirësoni më shumë marrëdhënien përgatisni diçka interesante në mbrëmje. Ju beqarët do lundroni në detin e romantizmit absolut. Dita e sotme do jetë e veçantë dhe do iu duket vetja si në ëndërr. Në punë ka ardhur momenti të tregoheni strategë dhe të matur. Mësojeni njëherë e mirë se me inat dhe nxitim nuk arrihet asgjë. Sektori financiar nuk do të tronditet aspak. Jupiteri do ndikojë pozitivisht dhe do iu mbroje nga rreziqet.

Ujori

Horoskopi i datës 19 maj 2020

Intuita juaj do jetë e fortë gjatë kësaj dite dhe nuk do ju lejojë të gaboni. Do e shihni nga larg të ardhmen. Merkuri do jetë planeti që do influencojë më shumë në sektorin e dashurisë për ju që keni një lidhje. Bashkëpunimi do përforcohet dhe komunikimi do jetë akoma më i mirë. Ju beqarët edhe pse do jeni të papërgatitur, do keni një takim impresionues dhe drithërues. Në punë është mirë të rregulloni sa më parë çdo problem sado të vogël që më [as gjërat t’i keni më në vijë. Po të jeni të organizuar gjithçka do ju ecë si duhet. Ekuilibri buxhetor do jetë i qëndrueshëm. Ruajeni sa të mundni këtë situatë dhe shpenzoni me maturi.

Peshqit

Horoskopi i datës 19 maj 2020

Marsi do sjellë edhe më shumë gjallëri tek jeta juaj gjatë kësaj dite. Do jeni më të zjarrtë dhe do vendosni çdo gjë në vijë. Për ju të dashuruarit priten momente harmonike. Çdo gjë do shkojë më së miri dhe nuk do keni aspak debate me njëri-tjetrin. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni më të privilegjuarit. Do keni më tepër besim tek vetja dhe nuk do ngurroni të merrni vendime me rëndësi. Në punë, një mik i vjetër do ju japë mbështetje të madhe për përparimin tuaj. Mund t’iu propozohen edhe detyra interesante që nuk duhet t’i refuzoni sado të ngarkuar të jeni. Financat më në fund do jenë më qëndrueshme dhe ju do ndiheni më të qetë për këtë fakt. /dritare.net