
Dashi
Disa sfera të jetës tuaj do privilegjohen sot, ndërsa disa të tjera jo. Bëni kujdes në çdo moment. Shëndeti do kërkojë më tepër vëmendje dhe kujdes. Mund të keni shqetësime nga stomaku, shpina ose mund të keni probleme me kapsllëkun. Buxheti do përmirësohet ndjeshëm falë lojërave të fatit, por mirë është të mos vazhdoni më të luani me to.
Demi
Shumë do ju kenë zili gjatë kësaj dite kështu që mbrojeni veten në çdo moment. Shëndeti do ketë shqetësime të vogla që mund të lidhen me mungesën e gjumit, lodhjen apo stresin. Sipas Dritare.net, sektori i financave do jetë i mirë. Do dini gjithë kohës si t'i menaxhoni paratë që do keni nëpër duar.
Binjakët
Nuk do jeni as të përpiktë dhe as të rregullt gjatë kësaj dite kështu që do përballeni me probleme. Shëndeti nuk do jetë shqetësues. Nëse në një moment keni rrahje të shpeshta zemre, merrni fryme thellë dhe lëshojeni presionin. Buxheti duhet pasur më tepër nën kujdes. Shmangni investimet e ekzagjeruara dhe dhëniet e huave.
Gaforrja
Nëse ju kishin munguar prej kohësh ndjesitë e forta, sot gjithçka do marrë flakë. Shpesh do ju duket sikur jeni në ëndërr. Shëndeti do jetë më i mirë se disa kohë më parë. Gjithsesi mos lini mënjanë aktivitetin sportiv dhe bëni kujdes me ushqimin. Në planin financiar duhet të merrni masa sa pa qenë ende vonë. Po filluan problemet zor se do i zgjidhni shpejt ato.
Luani
Marsi dhe Urani do ju bëjnë shumë kreativë gjatë kësaj dite. Do e merrni situatën në dorë dhe do dini si të veproni. Me shëndetin mos luani shumë. Ai do jetë i dobët dhe mund të mos e merrni veten për një kohë të gjatë. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës kështu që nuk do ju dalë asnjë e papritur.
Virgjëresha
Sado që të mundohen yjet ta mbrojnë jetën tuaj sot, nuk do ja dalin dot. Përgatituni për tronditje. Shëndeti do jetë delikat fillimisht, por do e rigjeni energjinë shumë shpejt. Gjendja e financave do vazhdojë të jetë gjithë kohës e mbrojtur. Mund t'i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Peshorja
Parashikimet për këtë ditë duken të mira, por duhet të dini ta përmbani veten sa më shumë. Edhe shëndeti do fillojë të përmirësohet dalëngadalë. Gjithsesi ruajeni veten dhe mos e teproni me ushqimin apo lodhjen. Sipas Dritare.net, në planin financiar nuk do arrini dot t'i zgjidhni problemet që keni pasur dhe kjo do ju bëjë të ndiheni keq.
Akrepi
E sotmja do jetë shumë më e qëndrueshme për ju dhe do i shihni gjërat me më shumë pozitivitet. Shëndeti nuk do jetë shqetësues, përkundrazi do jeni në formë më të mire se një ditë më parë. Buxhetin do e mbani nën kontroll dhe kjo do ju lejojë të kryeni edhe disa shpenzime më tepër se zakonisht.
Shigjetari
Edhe pse në disa momente do ju duket sikur nuk do merreni vesh më ata që ju rrethojnë, nuk keni për të pasur probleme serioze. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Lodhja do bëjë të veten kështu që kujdesuni më tepër. Çlodhuni herë pas here dhe dilni në ajër të pastër në ballkon. Në planin financiar duhet të jeni sa më vigjilentë sepse përndryshe mund të mbeteni edhe pa para fare.
Bricjapi
Do vazhdoni të jeni në kërkim të perfeksionit edhe sot dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni. Shëndeti nuk do jetë i keq, megjithatë disa shqetësime të vogla nuk do mungojnë. Tregohuni sa më të matur me ushqimet që do konsumoni dhe mos e teproni me lodhjen. Në planin financiar do vazhdoni te keni vështirësi të njëpasnjëshme. Kujdes me hapat që do hidhni.
Ujori
Dielli dhe Mërkuri do ju nxitin të reflektoni me kujdes sot dhe do i shprehni ndjenjat më tepër. Shëndeti do jetë dinamik. Marsi dhe Jupiteri do ju nxitin të kujdeseni më tepër për veten dhe të bëni gjatë ditës nga pak gjimnastikë. Në planin financiar do jeni tej mase ambiciozë dhe do bëni të pamundurën që ta përmirësoni gjendjen. Për këtë mundet edhe të rrezikoni.
Peshqit
Planetët do kenë ndikim pozitiv sot në jetën tuaj dhe do tregoheni të mençur me zgjedhjet që do bëni. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Do keni shqetësime me aparatin tretës apo me qarkullimin e gjakut. Shmangi ushqimet e yndyrshme dhe matni sasinë e kolesterolit në gjak. Shpenzimet do dini si t'i kryeni gjithë kohës në mënyrë që gjendja të mbetet e kënaqshme. /dritare.net

















