Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 17 gusht 2022 nga Christine Haas

Horoskopi i datës 17 gusht 2022 nga Christine Haas

Dashi

Horoskopi i datës 17 gusht 2022 nga Christine Haas

Edhe pse presioni në çdo fushë do jetë i madh gjatë kësaj dite ju do mund t’i bëni ballë dhe do arrini objektivat tuaja. Ju të dashuruarit nuk do keni për çfarë të qaheni sepse çdo gjë do ju ecë për mrekulli në marrëdhënien që keni krijuar. Ju beqarët do ndiheni më të kënaqur se kurrë më parë dhe do i pranoni ftesat e disa personave. Shumë shpejt gjërat kanë për të ndryshuar për ju. Në punë do jeni shumë energjikë, por nuk do arrini shumë lart. Do iu dalin pengesa dhe promovimi do të vihet në pikëpyetje. Gjendja e financave do mbetet goxha delikate. Mundohuni që njëherë për njëherë të mos shpenzoni shuma të mëdha.

Demi

Horoskopi i datës 17 gusht 2022 nga Christine Haas

Mërkuri do iu bëjë pak të nxituar këtë muaj, por Marsi nga ana tjetër do iu vërë fre. Që në fillim, bëni një listë me gjërat më prioritare. Ju të dashuruarit do jeni mjaft sensualë dhe do e surprizoni në çdo moment personin që keni në krah. Do ndiheni vërtet mjaft mirë. Ju beqarët do realizoni takime interesante, por do keni frikë të hidhni hapa më tej. Në fakt po pritët shumë keni për t'u penduar. Intuita do iu bëjë të kaloni pengesat në punë, por gjithsesi kontrolloni dhe verifikoni çdo gjë në mënyrë që mos ju dalin të papritura. Në planin financiar do kaloni goxha vështirësi dhe vetëm me ndihmën e familjareve do mund të mos mbeteni pa para.

Binjakët

Horoskopi i datës 17 gusht 2022 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite do dini të përshtateni me të gjitha situatat që do ju vijnë dhe shpirti analitik do ju ndihmojë tej mase. Ju që keni një lidhje Venusi do ua mbrojë jetën sentimentale. Do qëndroni më shumë kohë pranë atij që dashuroni dhe do i harroni mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur. Ju beqarët duhet të bëni kujdes kur të joshin. Jo të gjithë personat kanë të njëjtin tip dhe jo të gjithë janë njerëz të mirë. Në punë do jeni shumë të interesuar për të provuar sfida të reja dhe pavarësisht lodhjes dhe vështirësive keni për t’ia dalë mbanë. Po vazhduat kështu e ardhmja ka për të qenë shumë më e bukur. Financat do jenë të paqëndrueshme, prandaj kujdes kur të shpenzoni.

Gaforrja

Horoskopi i datës 17 gusht 2022 nga Christine Haas

Do kërkoni qetësi gjatë kësaj dite dhe Hëna do ju ndihmojë ta gjeni. Bëni vetëm kujdes mos izoloheni shumë nga bota sepse mund të bini shpejt në depresion. Nëse keni një lidhje, falë ndikimit pozitiv të planetëve nuk do keni as probleme dhe as vështirësi në marrëdhënien që keni krijuar. Gjithçka do ecë si çdo ditë. Ju beqarët do merrni disa propozime të veçanta nga të cilat duhet të përfitoni sa të mundni. Dashuria do lindë pak nga pak. Në punë, edhe pse nuk do keni energjikë e zakonshme, në përgjithësi gjërat do ju ecin mirë. Mos u nxitoni për asgjë. Në planin financiar nuk do ketë as probleme të mëdha, por as përmirësime të dukshme. Mundohuni të ruani ekuilibrin.

Luani

Horoskopi i datës 17 gusht 2022 nga Christine Haas

Dita e sotme nuk do jetë shumë e kënaqshme gjatë kësaj dite, por fatmirësisht disa familjarë do ju ndihmojnë të rregulloni një pjesë të problemeve. Ju të dashuruarit ka rrezik të jeni më impulsivë dhe kjo do i shtojë debatet dhe mosmarrëveshjet në çift. Mundohuni ta kontrolloni sa më shumë veten. Nëse jeni beqarë do i merrni gjërat shtruar dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Shumë shpejt kanë për të dale mundësi të shkëlqyera edhe për ju. Në punë gjërat do vijnë pak nga pak duke u rregulluar, por duhet të jeni më të duruar dhe të dini ta kontrolloni veten. Financat mbajini gjithë kohës nën kujdes nëse nuk doni të keni probleme serioze më pas.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 17 gusht 2022 nga Christine Haas

Edhe pse do keni dëshirë shumë të madhe për pavarësi gjatë kësaj dite sërish do arrini të vetëpërmbaheni. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e bekuar nga yjet. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të paimagjinueshme kështu që duhet t’i shfrytëzoni sa të mundeni. Ju beqarët do keni një ditë normale e pa takime të veçanta. Duhet të bëni edhe pak më tepër durim që të ndryshoni statusin e të filloni një lidhje emocionuese. Në punë Mërkuri do favorizojë komunikimin. Do e keni më të lehtë të flisni me shefat si dhe me kolegët për ndonjë ndihmë që do ju duhet. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe maturi dhe nuk do ndodhë asnjë problem.

Peshorja

Horoskopi i datës 17 gusht 2022 nga Christine Haas

Venusi do të largohet nga qielli juaj, por përsëri jeta juaj nuk do jetë plotësisht e stabilizuar. Nëse keni një lidhje mund të rikthehet paksa besimi tek njëri-tjetri. Dozat e harmonisë do shtohen dhe emocionet në çift do jenë më të mëdha. Çdo çast do jetë më i veçantë se tjetri. Ju beqarët do merrni bekimin e yjeve dhe do realizoni takimin më të bukur të jetës tuaj. Gjithçka ka për të ndryshuar për ju. Për jetën profesionale do jeni më të shqetësuar. E dini shumë mirë se kurajoja, ndershmëria dhe mirësia janë armë të forta për të arritur majat e suksesit. Do keni mjetet e duhura për të marrë atë që dëshironi. Në planin financiar do dini mirë si t'i bëni llogaritë dhe nuk do keni as problemin më të vogël.

Akrepi

Horoskopi i datës 17 gusht 2022 nga Christine Haas

Nuk do e keni të vështirë të vendosni gjatë kësaj dite dhe do keni periudha reflektimi. Ju të dashuruarit do ndiheni disi më mirë. Ndryshe nga disa kohë më parë do i shihni gjërat me një sy tjetër. Do jeni më tolerantë dhe më të kuptueshëm. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe me statusin që keni prandaj nuk do e kërkoni me ngulm ndryshimin e tij. Në punë do doni të ecni para dhe të zbuloni gjëra të reja. Shefi juaj do e kuptojë këtë dëshirë dhe mund t’iu besojë diçka të rëndësishme. Gjendja e financave do lerë për të dëshiruar. Mundohuni t'i menaxhoni me kujdes ato para që do ju mbeten sepse në të kundërt do keni probleme.

Shigjetari

Horoskopi i datës 17 gusht 2022 nga Christine Haas

Neptuni, planeti më i favorshëm për shenjën tuaj do të rikthehet tek ju. Ai do iu frymëzojë dhe do iu bëjë më intuitivë. Ju të dashuruarit do merreni vesh më së miri me atë që keni në krah dhe do i kuptoni gabimet që keni bërë. Gjithçka ka për të ndryshuar. Ju beqarët duhet ta lini veten të lirë dhe t'i merrni gjërat sa më shtruar. Në këtë mënyrë do e gjeni personin më të përshtatshëm. Në punë, edhe pse jeni shumë të aftë, do ketë pak tension. Mos u alarmoni, por merreni çdo gjë me qetësi. Përqendrohuni tek objektivi. Me financat nuk do i keni punët mirë. Do kryeni shpenzime të tejskajshme dhe gjendja do përkeqësohet.

Bricjapi

Horoskopi i datës 17 gusht 2022 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite do jeni dinamikë dhe kurajozë. Nuk do i lini asgjë rastësisë dhe kjo do shmangë të gjitha problemet. Për ju të dashuruarit do ketë ndryshime rrënjësore. Do jeni më të hapur e më tolerante me partnerin dhe të gatshëm të bëni çdo gjë që marrëdhënia mes jush të mbetet e qëndrueshme. Në mbrëmje do ketë edhe surpriza. Ju beqarët do realizoni takime pafund, por pa asnjë të ardhme. Në punë duhet të tregoheni më të disponueshem kur t’iu kërkojnë shefat dhe mos bëni asgjë sipas mendjes suaj. Në planin financiar do kryeni shpenzime të pamenduara, të cilat do e turbullojnë situatën.

Ujori

Horoskopi i datës 17 gusht 2022 nga Christine Haas

Hëna, Marsi dhe Urani do ju bëjnë me pozitivë gjatë kësaj dite dhe do dini të veproni shpejt në momentin e duhur. Ju të dashuruarit do kuptoheni shumë mire me njëri-tjetrin dhe së bashku do vendosni për ato që doni të bëni në të ardhmen. Ju beqarët do e kërkoni në çdo moment princin tuaj të kaltër, por me shumë gjasë nuk keni për ta gjetur dot atë. Në punë do jeni inteligjentë dhe disi më të sigurt në vetvete. Sharmi juaj gjithashtu do ju bëjë të përfitoni akoma më tepër. Gjendja e financave do vazhdojë të mbetet e qëndrueshme edhe këto kohë. Do arrini t'i kryeni pa problem shpenzimet e nevojshme.

Peshqit

Horoskopi i datës 17 gusht 2022 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite do jeni mjaft të vendosur dhe kurajoze. As optimizmi nuk do iu mungojë, por duhet të bëni kujdes nga siguria e tepërt në vetvete. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e kënaqshme dhe e mbushur me emocione. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë si kurrë më parë prandaj duhet ta shfrytëzoni çdo sekondë. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë, por do druheni t'i shprehin ndjenjat ashtu si do i ndieni. Në punë do jeni tepër intuitivë dhe do i kapni gjërat në ajër. Do i arrini objektivat tuaja edhe pse me pak përpjekje. Nëse jeni në kërkim të një punë do e gjeni. Gjendja e financave do jetë e shkëlqyer kështu që mund t'ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht. /dritare.net