
Dashi
Prezenca e Marsit në qiellin tuaj mund t’iu bëjë goxha impulsivë sot. Mund të merrni edhe vendime të pamenduara mirë. Nëse keni një lidhje do e gënjeni për çdo gjë atë që keni në krah dhe kjo ka për ta tensionuar akoma edhe më shumë situatën. Ai që keni në krah nuk do ketë më besim tek ju dhe do e shohë me dyshim të ardhmen së bashku. Ju beqarët mund të pëlqeni një person dhe do bëni sakrifica vetëm për të arritur ta bërë për vete. Në punë nuk do koordinoheni si duhet me kolegët që keni në grup dhe nuk do ja dilni të arrini në kohë ato që iu janë kërkuar. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme.
Demi
Hëna do ju bëjë nostalgjikë gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini të realizoni të gjitha projektet që keni menduar. Nëse jeni në një lidhje nuk do e organizoni si duhet ditën dhe në disa momente do e lini pa dore partnerin. Ju beqarët ka rrezik të bëni disa gabime të cilat do kenë pasoja për të ardhmen dhe do ju lëndojnë mjaft. Sipas Dritare.net, në punë çdo detyrë do ju duket e vështirë dhe mezi do avanconi. Në disa momente do harxhoni kohë kot së koti duke u marrë me gjëra pa vlerë. Gjendja e financave do mbetet e mirë, por kjo nuk do të thotë që ju të përfitoni për të shpenzuar shumë.
Binjakët
Pak diplomaci më shumë nuk do ju bëjë keq sot si në planin familjar ashtu edhe në atë sentimental dhe profesional. Nëse keni një lidhje tregoni ato që ndieni dhe flisni për gjërat që ju shqetësojnë. Duke parë përpjekjet dhe dëshirën tuaj të mirë partneri mund të ndreqë gabimet dhe mund t’iu plotësojë dëshirat. Nëse jeni beqarët pranoni të dilni me dikë, por mos jepni menjëherë fjalën. Në punë do jeni shumë të saktë, të kujdesshëm dhe do i mbroni të drejtat tuaja. Askush nuk mundet dot t’iu shkelë sipër. Sektori i financave do përmirësohet jashtëzakonisht falë një shpërblimi që do merrni.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do i përkushtoheni jetës sentimentale dhe do bëni disa zgjedhje që mund t’iu ndryshojnë jetën. Për çdo paqartësi flisni hapur me atë që keni në krah dhe mos mendoni asnjëherë se ju jeni mbi të. Të meta keni të dyja palët, por lum ata që janë të ndërgjegjshëm për këtë gjë. Ju beqarët nuk do dini as vetë se çfarë doni të bëni dhe nuk keni për të hedhur hapa. Në punë do bëni mirë ta pranoni një propozim që do ju bëhet sepse keni për të përfituar më shumë nga sa e keni menduar. Nesër mundet edhe të rini këmbë mbi këmbë, pa u lodhur e dukë fituar para. Financat tani për tani nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme.
Luani
Ditë shumë e bukur ka për të qenë kjo e sotmja. Do ju ndodhin shumë gjëra interesante që do ua mbushin zemrën. Ju që jeni në një lidhje do gjeni mënyra nga më të ndryshmet për t’i treguar partnerit sa shumë e doni dhe ai do ndihet më së miri. Ata që kane kohë bashke mund të marrin edhe vendime të rëndësishme që do ua ndryshojnë të ardhmen. Ju beqarët nuk do keni dashuri me shikim të pare, por nuk do ju mungojnë njohjet që shume shpejt do shndërrohen në diçka më shumë. Në punë do jeni energjikë dhe nuk do ndaleni asnjë moment për të bërë ato që keni planifikuar. Financat nuk do kenë asnjë lloj problemi.
Virgjëresha
Sot do bëni shumë përpjekje për ta stabilizuar jetën, madje mund të hiqni dorë edhe nga disa gjëra të shtrenjta për këtë gjë. Pas një periudhe jo shume të mire për jetën tuaj në çift gjërat do fillojnë të normalizohen. Do jeni më të logjikshëm dhe do pajtoheni me partnerin. Nëse jeni beqarë duhet të qartësoni njëherë mendimet para se të hidhni hapa sepse përndryshe do lëndoheni. Në punë do vazhdoni të realizoni një e nga një që të gjitha projektet që keni pasur pa ju dridhur syri. Sektori i financave nuk do jetë i shkëlqyer, por mjaftueshëm i mirë sa për të bërë investimet më të nevojshme.
Peshorja
Mëngjesi nuk do fillojë shumë mirë sot, por me kalimin e orëve do ndërgjegjësoheni dhe do i ndreqni gabimet e bëra. Nëse keni një lidhje dhe e keni mërzitur pa të drejtë partnerin, do gjeni mënyra të veçanta për t’i kërkuar falje sa më parë. Mbase me fjalët nuk do jeni të mirë, ama me gjestet po. Ju beqarët nuk do e harroni dot një person që keni parë ditët e fundit dhe do kërkoni kudo për të. Në fakt, për të thënë të vërtetën, mundësitë për ta gjetur nuk do jenë shumë të mëdha. Në punë në shumë momente do jeni të shpërqendruar, megjithatë deri në mbrëmje do dini si të vendosni gjithçka në vijë. Sipas Dritare.net, gjendja e financave do mbetet e trazuar.
Akrepi
Do zgjoheni gjithë pozitivizëm sot dhe do mendoni t’i bëni gjërat ashtu si t’iu vijë. Nëse keni një lidhje do bini dakord me partnerin për ta marrë jetën me qetësi dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Do duroni edhe ndonjë ndryshim humori të atij që keni në krah dhe do hapni rrugë. Ju beqarët duhet të mendoni më shumë për të ardhmen dhe pse jo të pranoni edhe disa ftesa që iu japë bërë për njohje. Askush nuk do ju detyrojë për asgjë prandaj nuk keni çfarë të humbisni. Në punë do keni shumë bashkëpunëtorë dhe arritjet do jenë më të mëdha nga sa e kishit imagjinuar. Financat nuk do kenë përmirësime, por të paktën do merrni masa që të mbeten të stabilizuara.
Shigjetari
Sot nuk do i keni idetë shumë të qarta dhe do ju duhet të bëni më shumë përpjekje për të ruajtur qëndrueshmërinë. Nëse keni bërë gabime dhe tashme i keni kuptuar, kërkoni sa më parë falje. Ju të dashuruarit flisni drejtpërdrejt me partnerin nëse doni t’i tejçoni mesazhe, jo të përdorni miqtë apo telefonat. Kujdes duhet të bëni edhe me xhelozinë e pajustifikuar. Nëse jeni beqarë nuk do arrini të merrni ftesa dhe vetë nuk do keni qejf të joshni. Në punë do vazhdoni do bëni gabime dhe nuk do i pranoni. Kjo mënyrë të sjelli do i ndërlikojë gjërat akoma më shumë. Buxheti nuk do jetë i qëndrueshëm kështu që prisni edhe pak për të blerë atë që doni.
Bricjapi
Sot do bëni ndryshime të njëpasnjëshme dhe do ndiheni shumë më të qetë nga më parë. Nëse keni një lidhje mund të vendoni edhe të ndaheni përfundimisht nëse keni pasur probleme shumë të mëdha. Sado e dhimbshme që të jetë do ndiheni më mirë. Ju beqarët nuk do keni shumë besim tek personat që do iu joshin dhe as keni për të hedhur hapa. Me miqtë keni për t’ia kaluar për mrekulli. Në punë do ju kërkohet të jepni maksimumin dhe do lodheni shumë. Tregohuni të vëmendshëm dhe mos lejoni padrejtësitë. Gjendja financiare nuk do jetë e shkëlqyer, por për fat të mirë falë përkujdesit që keni treguar së fundi situata do mbetet e stabilizuar.
Ujori
Sado të mundoheni nuk do arrini dot te keni një ditë të qetë sot. Nëse keni një lidhje do kaloni një ditë shumë të tensionuar dhe problematike. Do keni mendime të ndryshme nga njëri-tjetri dhe asnjëri nuk do pranojë të hapë rrugë. Nëse jeni beqarë keni për të pasur disa njohje, por më shumë do lëndoheni sesa do ndiheni mirë. Nuk ka ardhur ende periudha juaj më me fat. Në punë klima do jetë e dyzuar dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Mos veproni pa qenë të bindur plotësisht. Në planin financiar gjendja nuk do jetë katastrofike, por jo ashtu si e keni pritur. Bëni kujdes me çdo shpenzim.
Peshqit
Përgatituni për tension dhe probleme gjatë kësaj ditë. Nëse keni një lidhje yjet ka rrezik të nxitin debatet sidomos për shkak të çështjeve financiare. Do jeni herë pas here aq të ngarkuar shpirtërisht saqë mezi do merrni frymë. Nëse jeni në një lidhje tregohuni të matur dhe mos ju besoni shumë,ë personave që do iu joshin. Në punë mos ngurroni të ndërmerrni iniciativa edhe sikur të mos arrini atje ku doni. Të paktën tentoni dhe guxoni. Financat mund të mos jene katastrofike, por gjendja nuk do jetë aspak ashtu si duhej të ishte. Po mundët kërkoni edhe pak ndihmë. /dritare.net

















