
Dashi
Sot do jeni edhe më kokëfortë dhe nuk do doni që askush t'iu kundërshtojë. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni shumë të duruar dhe të matur. Shume shpejt do vijnë edhe momentet që mezi po i prisni. Për ju beqarët mund të jete edhe sot dita e shumëpritur. Shikoni me kujdes kudo që shkoni sepse mund ta gjeni atë që po kërkonit. Në punë idetë do i keni të mira, por duhet të ndiqni disa hallka për t'i realizuar. Duhet patjetër t'ua tregoni edhe eprorëve sepse përndryshe ata nuk do iu japin të drejtën për të vazhduar. Në sektorin financiar do dini t’i organizoni shumë mirë gjërat dhe do vendosni stabilitet. Mos prisni të pasuroheni menjëherë.
Demi
Do jeni shumë të përgjegjshëm gjatë kësaj dite dhe të gjithë do ju marrin si shembull. përgatituni për të dhënë edhe këshilla. Nëse keni një lidhje do i thoni "po" stabilitetit në jetën tuaj. Edhe pse ju ka pëlqyer gjithmonë të jeni joshës dhe të shihni edhe të tjerë, duhet të ndryshoni sa nuk është ende vonë. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni frikë te krijoni një lidhje serioze dhe nuk do pranoni asnjë ftesë për takim. Në punë do përshtateni me çdo koleg që do ju kërkohet të bashkëpunoni dhe do dini si t'i zgjidhni edhe situatat e sikletshme me të cilat do ju duhet të përballeni. Për të mos pasur probleme financiare mos e hapni menjëherë portofolin dhe të shpenzoni, por tregohuni të matur. Vetëm kështu nuk do keni probleme.
Binjakët
Hëna do favorizojë kontaktet e reja dhe gëzimin pafund. Nëse keni një lidhje prej disa kohësh, sot do kaloni moment mjaft të ngrohta dhe do mendoni edhe për fëmijë apo ndonjë hap tjetër për një marrëdhënie më serioze. Nëse jeni vetëm mundësitë për takime do ekzistojnë, por personat nuk do ju përputhen aspak me guston. Në punë duhet të çliroheni nga mendimet e këqija sepse ato do ju prishin të gjitha planet. Besojini më shumë instinktit dhe nuk do zhgënjeheni. Shpenzimet nuk do i kufizoni pasi nuk do doni ta privoni veten nga asgjë. Kjo mund te sjelle shumë shpejt tronditje.
Gaforrja
Karakteri tuaj i fortë dhe dominues mund të sjelle probleme gjatë kësaj dite. Nuk do jeni të ndërgjegjshëm për hapat që do hidhni dhe mund ta teproni edhe me autoritetin. Jeta sentimentale e ju të dashuruarve nuk do jete fantastike, por as shume problematike. Do i shmangni diskutimet serioze dhe kjo mund ta mërzitë e mund ta acarojë partnerin. Nëse jeni beqarët çfarëdo që të bëni, madje edhe sikur të luani me joshjen nuk do keni ndryshimet e ëndërruara. Në punë mos ua tregoni planet kolegëve sepse vetëm sa do ju sjellin probleme për shkak të zilisë. Financat do dobësohen goxha për shkak të shpenzimeve të pakuptimta që do kryeni.
Luani
Neptuni do nxitë debatet dhe problemet gjatë kësaj dite prandaj ju do kërkoni gjithë kohës t’ia mbathni. Nëse jeni në një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin, por nuk do e gjeni dot gjuhën e përbashkët. Për ju asgjë nuk ka për të qenë më si më parë. Ju beqarët do vazhdoni të ëndërroni pafundësisht, por as ju nuk do keni fat të bëni ndryshimet e menduara. Bëni durim sepse do edhe pak kohë të ndodhin ndryshimet e mëdha. Në punë nuk do ndiheni plotësisht të kënaqur. Motivimi do fillojë të bjerë dhe mezi do i shtyni orët. Financat nuk do jenë të mira dhe ju ende do vazhdoni të shpenzoni pa kufi.
Virgjëresha
Kujdes me impulsivitetin gjatë kësaj dite sepse përndryshe do gjendeni në situata vërtet të sikletshme. Ju që jeni në një lidhje mos mendoni për të shkuarën e largët pa pasur mirë të tashmen. Besoni dhe kontrolloni sepse sot terreni do jetë i favorshëm edhe apo për tradhti. Ju beqarët do keni shumë mundësi për takime, por për shkak të disa të ashtuquajturve miq nuk do përfitoni. Në punë durimi do jetë virtyti më i çmuar. Përfitoni edhe nga çdo mundësi që do iu jepet për ta treguar veten. Në planin financiar ende do jetë e vështirë të zgjidhni problemet.
Peshorja
Nuk do mjaftojë thjesht të doni të bëni diçka sot, por duhet edhe të veproni. Vetëm ashtu do ndiheni më të qetë. Nëse jeni në një lidhje, Dielli premton çaste plot bashkëpunim. Mundohuni të organizoni një darkë romantike dhe të flisni më tepër me njëri-tjetrin. Sipas dritare.net, ju beqarët do bini në dashuri dhe do iu duket sikur keni rilindur sepse emocionet dhe ndjenjat do jenë të shumta. Në punë do përballeni me goxha vështirësi nëse vazhdoni të vetëm atë që keni nisur. Pa mbështetje mundet edhe të rrëzoheni e të mos ngriheni dot më. Buxheti do jetë më i kënaqshëm dhe mund të bëni edhe disa shpenzime më tepër.
Akrepi
Mirë është që për çdo gjë të reflektoni gjerë e gjatë sot pasi në të kundërt do lëndoni dhe do lëndoheni njëkohësisht. Prezenca e Saturnit në qiellin tuaj të dashurisë do e vendosë në rrezik jetën në çift. Mos merrni asnjë vendim të rëndësishëm pa u menduar mirë. Për ju beqarët do mbretërojë një klimë jo fort e përshtatshme. Keni për të pasur një ditë të zakonshme. Në punë këshillohuni me disa ekspertë që i dini gjërat më mirë se ju para se të nisni diçka. Keni për ta parë se gjërat do jenë më të lehta më pas. Në planin financiar do jeni më optimistë për të ardhmen dhe e do i merrni më lehtë edhe pengesat që mund t’iu dalin.
Shigjetari
Mundohuni të ruani sa më shumë gjakftohtësinë gjatë kësaj dite sepse mund të vendoseni edhe para sfidave të vështira. Nëse keni një lidhje Yjet do ju bëjnë më autoritarë ndaj partnerit. Gjithsesi ai nuk do e marrë për keq këtë dhe do aprovoje të gjitha vendimet që do merrni ju. Mos përfitoni nga situata për tu kthyer në një tiran. Ju beqarët do e gjeni sot dikë interesant, por gjithsesi mendohuni mirë para se të vendosni për një lidhje serioze. Në punë do bëni mirë të bashkëpunoni me kolegët dhe të ndani eksperiencat sepse keni për të arritur më lart. Bëni kujdes me financat të cilat do vijnë duke u pakësuar. Merrni masat e duhura sa pa qenë vonë.
Bricjapi
Saturni do iu japë idetë e duhura si të dilni nga problemet ku jeni futur. Do zgjidhni me të vërtetë shumë telashe. Nëse keni një lidhje, dëshirat tuaja më të zjarrta edhe mund të realizohen duke parë pozicionin e mirë që ka Plutoni. Partneri do iu përkëdhelë më tepër se kohët e fundit. Nëse jeni beqarë, përpjekja që do bëni për të joshur dhe për të gjetur personin ideal do të japë më në fund frytet e veta. Në punë shumicën e kohës do hezitoni të hidhni hapa edhe pse e dini se keni të drejtë dhe mund të realizoni çdo gjë si duhet. Me buxhetin gjërat nuk do ecin shumë mirë. Kjo do iu bëje të tregoheni edhe më të matur me shpenzimet.
Ujori
Gjatë kësaj dite do jeni energjikë dhe të gatshëm për të lëvizur edhe malet për të arritur atje ku doni. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni me tepër liri veprimi. Për gjithçka duhet të reflektoni mirë para se të vendosni distancë me njëri-tjetrin. Influenca e disa planetëve në qiellin e dashurisë së beqarëve, do sjellë më shumë ritëm. Kujdes nga ndikimi i Neptunit që do iu shtyje drejt aventurave të rrezikshme. Në punë nuk do keni gjëra të reja, por ka mundësi t'iu riktheheni projekteve të vjetra që i kishit lënë pezull prej kohësh. Mundohuni të bëni pak ekonomi dhe tregohuni të matur me financat.
Peshqit
Mundohuni të mos i tejkaloni etapat në çdo fushë sot sepse gjërat mund t'iu ecin keq. Në përgjithësi optimizmi do ju shoqërojë gjithë kohës. Atmosfera ne jetën tuaj në çift do jetë e ngrohtë dhe raportet me partnerin do të përmirësohen mjaft. Fizikisht do ndiheni mirë dhe performancat seksuale do e lenë me gojë hapur partnerin. Ju beqarët do takoni dashurinë dhe lidhjet që mund të krijoni do iu sjellin lumturinë. Në punë do merrni disa lajme që nuk kanë për t'iu pëlqyer aspak. Sido që te jetë mos u ndalni me projektet që keni nisur. Ditë aspak e favorshme për financat. Nëse keni për të realizuar ndonjë operacion financiar prisni edhe dy deri tre javë. /dritare.net

















