Dashi
Sado të mundoheni sot nuk do dilni dot nga izolimi ku jeni futur. Shumicën e kohës do jeni të mërzitur dhe do ju duket vetja të pashpresë. Ju të dashuruarit nuk do arrini dot të ruani ekuilibrin në jetën tuaj dhe mosmarrëveshjet do ua bëjnë ditën të padurueshme. Nëse jeni beqarë do keni plot njohje të reja me persona interesantë. Vazhdojeni për njëfarë kohe këtë njohje para se të hidhni hapa më tej. Në punë pritet një ditë me disa ndryshime të vogla. Mund t’iu bëhen disa ftesa për t’iu nxitur të dilni në dritë. Pranojini sepse po vazhduat të qëndronit si përherë çdo gjë do ju duket më e errët. Situata financiare do përmirësohet falë përkudjesit tuaj dhe falë ndihmës së disa të afërmve.
Demi
Dielli dhe Hëna do bëhen bashkë gjatë kësaj dite duke ju bërë më të zotët për vete e duke hedhur hapa të rëndësishme. Nuk do ketë asnjë lloj rreziku për probleme. Ju të dashuruarve do iu jepet mundësia t’ia provoni edhe njëherë tjetër devotshmërinë atij që keni në krah. Mbrëmja do jetë më emocionuesja dhe më pasionantja për ju. Nëse jeni beqarë do tërhiqeni njëkohësisht nga shumë persona dhe nuk do dini kë të zgjidhni për ta pasur në krah. Nëse e keni humbur tashmë punën, mos rini këmbëkryq, por bëni përpjekje për të kërkuar një të re. Sipas Dritare.net, mundësitë sot do jenë të mira kështu që po nuk përfituat sot nesër do jetë më keq. Në planin financiar do merrni masa të rrepta në mënyrë që gjendja të fillojë të stabilizohet.
Binjakët
Gjatë kësaj dite duhet të bëni shumë kujdes mos bini pre e provokimeve sepse do futeni në rrugë pa dalje. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë e qete, por nuk pritet të ketë asgjë spektakolare. Jetojeni jetën si t’iu ë pa u stresuar e pa menduar për të ardhmen e largët. Ju beqarët do jeni joshës e do merrni propozime, por nuk do jeni në humor të mire për të dalë me ta. Në punë, elokuenca do jetë ajo që do ju ndihmojë të zgjidhni çdo lloj problemi. Tregohuni sa më diskretë dhe mos ua tregoni qëllimet të gjithë kolegëve. Ndikimi i Hënës do jetë negativ tek financat. Ekuilibri juaj do tronditet jashtë masa sidomos nga shpenzimet e tejskajshme.
Gaforrja
Marsi do ju bëjë të reflektoni gjatë sot dhe më shpejt sesa zakonisht. Idetë do i keni të mirë, vetëm se nuk duhet të jeni impulsivë. Nëse keni një lidhje merrini gjërat si t’iu vijnë dhe mos mendoni aspak çfarë thonë të tjerët. Në fund të fundit është jeta juaj dhe jo e të tjerëve. Ju beqarët do keni një ditë të qetë dhe pa takime. Merruni me diçka tjetër që të mos e mbani mendjen tek dashuria. Ka kohë për gjithçka. Në punë do iu jepen detyra të reja sepse tashmë keni fituar besimin e shefave. Do çliroheni edhe nga disa detyrime dhe do i bëni gjërat shumë më lehtësisht se më parë. Për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni financat do çekuilibrohen.
Luani
Nëse nuk doni të keni probleme gjatë kësaj dite mos kërkoni të impononi asgjë dhe nga ana tjetër dëgjojini këshillat e të afërmve. Saturni do sjellë shumë turbullira për ju që jeni në një lidhje. Nëse gjërat ecin keq e me keq më mirë të shkëputeni për pak kohë nga partneri. Ju beqarët nga ana tjetër do i konkretizoni disa nga ëndrrat më të mëdha dhe do filloni një lidhje fantastike. Në punë do avanconi me shpejtësi të jashtëzakonshme. Do qëndroni edhe orë të tejzgjatura për të arritur më të mirën. Të ardhurat nuk do jenë aspak në periudhën më të mira. Mos shpenzoni kuturu sepse do keni vështirësi të mëdha.
Virgjëresha
Gëzimi, harmonia dhe begatia do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite. Do keni më shumë shpresë dhe besim në vetvete. Jeta juaj në çift do jetë harmonike falë mbështetjes së madhe të planetëve. Do i qëndroni pranë në çdo çast partnerit dhe do i mbani zgjuar ndjenjat. Nëse jeni beqarë ka rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Duhet patjetër të mendoni edhe për të nesërmen. Në punë priten zhvillime goxha pozitive dhe të kënaqshme. Vazhdoni më tej sepse keni për të pasur përfitime shumë më të mëdha. Në planin financiar do jeni me më shumë fat se kurrë më parë. Do kryeni investime të rëndësishme dhe do ndiheni më të plotësuar.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do jeni më të gatshëm për të bashkëpunuar dhe për të dialoguar. Komunikimi në fakt është ai që të çon përherë në zgjidhje të gjithçkaje. Jeta juaj në çift do jetë si një ëndërr. Do përjetoni emocione të vazhdueshme pranë partnerit tuaj dhe do e dashuroni akoma më tepër jetën. Ju beqarët më në fund do filloni një histori dashurie pasionante dhe të qëndrueshme. Në punë dyshja e planetëve Mërkuri dhe Dielli do i vënë më në pah aftësitë tuaja dhe do ju inkurajojnë të ecni përpara. Do jeni të gatshëm të ndërmerrni edhe iniciativa të reja. Sipas Dritare.net, në planin financiar Venusi do ju shtyjë të tregoheni të paarsyeshëm. Priten tronditje të mëdha, prandaj bëni kujdes.
Akrepi
Ka mundësi që gjatë kësaj dite ta keni të vështirë t’i shprehni, idetë, mendimet dhe ndjenjat. Sido që të vijnë punët ju duhet të bëni përpjekjet tuaja. Për ju të dashuruarit priten përgjithësisht momente pozitive. Çdo gjë do shkoje si e kishit menduar dhe nuk do konfliktoheni me të dashurin e zemrës. Ju beqarët do krijoni miqësi të reja dhe një prej tyre shumë shpejt do shndërrohet në diçka më tepër. Në punë do ketë ndodhi shumë të çuditshme kështu që duhet t’i bëni sytë katër. Kur t’iu duhet të merrni vendime këshillohuni njëherë edhe me miqtë. Nëse financat nuk janë në gjendjen më të mirë, mos ngurroni të kërkoni borxhet që iu kane marrë disa miq.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do i keni gjërat shumë më të thjeshta edhe falë sjelljes dhe karizmës tuaj. Do ndiheni më të përmbushur dhe më të sigurt në vetvete. Nëse keni një lidhje shtojini paksa dozat e fantazisë dhe do e shihni që atmosfera do ngrohet së tepërmi. Për të mos lejuar rutinën t’ua shkatërrojë lidhjen duhet që herë pas here të tentoni gjëra të reja. Ju beqarët do takoni dikë me të cilin ia vlen të krijosh një lidhje. Në punë yjet do ju rizgjojnë dhe do rifilloni projektet e lëna përgjysmë. Nuk do ju mungojë as talenti dhe as durimi për të bërë më të mirën e mundshme. Situata financiare do konsolidohet. Do keni mundësi të kryeni edhe disa transaksione me rëndësi.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite nuk priten as gjëra të jashtëzakonshme, por as sfida të vogla të cilat do i keni të vështirë t’i përballoni. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni aspak probleme në jetën tuaj, përkundrazi do merreni vesh më mirë me atë që keni në krah. Ju beqarët do jeni shumë të shpërqendruar dhe as që do ju shkojë nëpër mend të krijoni një lidhje. Ka gjëra të tjera shumë më të rëndësishme për ju në këto momente. Në punë do doni të keni performanca sa më të mira dhe do ja arrini qëllimit pa u sforcuar shumë. Shefat do jenë krenarë që ju kanë pjesë të stafit. Financat do mbeten tejet të trazuara. Mos shpenzoni pa u menduar sepse do keni vështirësi.
Ujori
Edhe pse e keni aftësinë për t’u përshtatur gjatë kësaj dite sërish gjërat nuk kanë për t’iu ecur ashtu si i kishit menduar. Hëna do sjellë turbullira. Ju që jeni në një lidhje do ndiheni tejet të vetmuar. Do qëndroni në heshtje duke pritur që partneri t'i kthejë sytë nga ju në ndonjë moment. Ju beqarët do kaloni momente të këndshme me miqtë tuaj, por duke dalë nëpër lokale apo ambiente të tjerë me ta mund të njiheni edhe me persona të rinj. Në punë nuk do dini të silleni me kolegët dhe ata do ju marrin inat. Duke qenë të stresuar nuk do arrini dot të realizoni as objektivat që i kishit vënë vetes. Buxheti duhet mbajtur më tepër nën kujdes. Shpenzimet e tejskajshme duhen shmangur sa më shumë.
Peshqit
Planetët Venus dhe Jupiter do iu japin një vizion më pozitiv gjatë kësaj dite për shumë sektorë të jetës. Do ecni goxha përpara. Ju të dashuruarit do flisni gjerë e gjatë me partnerin tuaj dhe do ju gjeni zgjidhje disa problemeve që keni pasur. Të dy do jeni më tolerantë se më parë dhe do i kuptoni gabimet. Ju beqarët do preferoni të qëndroni edhe disa kohë vetëm sepse nuk keni besim tek personat që po ju vijnë vërdallë. Në punë priten përmirësime goxha të mëdha. Do ecni aq shumë përpara saqë në disa momente do ju duket gjithçka si ëndërr. Bashkëpunimi i ri do sjellë një fllad më interesant. Financat do mbeten të qëndrueshme për aq kohë sa ju të mos e teproni me shpenzimet. /dritare.net