Dashi
Gjatë kësaj ditë do jeni të logjikshëm dhe të arsyeshëm. Do mendoni shumë për të ardhmen dhe nuk do nxitoheni. Stresi do sjellë goxha probleme shëndetësore. Në disa momente edhe mund të qani, do jeni pa fuqi dhe pa oreks. Ekuilibri financiar nuk do pësojë asnjë lloj tronditjeje kështu që mund t bëni pa frikë disa investime të matura.
Demi
Nëse dini si të silleni sot me të tjerët çdo gjë ka për t’iu ecur për mrekulli. Tregohuni sa më të logjikshëm në çdo moment. Shëndeti fillimisht nuk do jetë i keq, por për shkak të konsumimit të madh të ushqimit mund të ndiheni të fryrë dhe do keni probleme me jashtëqitjen. Sipas Dritare.net, në planin financiar gjendja do jetë shumë më e mirë se disa kohë më parë dhe mund të ndihmoni edhe familjarët.
Binjakët
Në mëngjes do ndiheni paksa nën presion, por me kalimin e kohës situata do normalizohet. Për shëndet më të mirë duhet të relaksoheni më shumë. Shqetësimet nga zorrët dhe stomaku nuk do mungojnë. Në planin financiar situata ka për të qenë shumë herë më e mirë se më parë. Të gjitha sakrificat dhe kujdesi i treguar do japin rezultat.
Gaforrja
Do jeni shumë kureshtarë gjatë kësaj dite dhe do jeni të etur për të provuar gjëra të reja. Çdo çast për ju do jetë plot ngjyra. Me shëndetin nuk do ketë probleme serioze, përveç shqetësimeve te zakonshme. Financiarisht mund të keni momente të vështira, por me pak durim, këmbëngulje dhe maturi gjendja do fillojë të normalizohet.
Luani
Gjatë kësaj dite, edhe falë mbështetjes së Hënës dhe Neptunit, do jeni shumë të arsyeshëm dhe do i bëni gjërat me radhë. Shëndeti në tërësi ka për të qenë më i mirë se më parë. Po u stërvitët edhe më shumë dhe po u ushqyet si duhet do ndiheni akoma më në formë. Financat do jenë të mira dhe e gjithë kjo falë mbështetjes së pakushtëzuar të familjarëve tuaj. Tregojuani vlerësimin që keni, mos e fshihni.
Virgjëresha
Ditë e vështirë dhe e mbushur me shumë sfida ka për të qenë kjo e sotmja. Jupiteri nuk do ju mbështesë, përkundrazi mund t’iu çojë në rrugë të gabuar. Shëndeti mund të lërë për të dëshiruar deri në mesditë. Do e lini veten disi pas dore dhe do keni shqetësime nga koka dhe barku. Financat nuk do jenë as të këqija, as në gjendjen më të mirë. Tregohuni gjithmonë të matur.
Peshorja
Dielli do ua qartësojë shumë mendimet gjatë kësaj dite dhe do ndiheni gati për të marrë vendime të mëdha. E nesërmja do jetë edhe më e bukur për ju. Shëndeti mundet edhe të kalojë periudha delikate sidomos nëse i keni kaluar të tridhjetat, megjithatë mos e lëshoni veten. Sipas Dritare.net, situata financiare do jetë e shkëlqyer. Përfitoni sa të mundni për të bërë investime.
Akrepi
Nuk do keni aspak konflikte me të tjerët sot dhe humori përgjithësisht do jetë goxha i qëndrueshëm. Gjendja shëndetësore ka për të qenë shumë herë më e mirë. Do ndiheni më energjikë dhe më dinamikë se më parë. Sektori i financave do jetë i qetë dhe pa probleme. Mundohuni që për çdo shpenzim të tregoheni sa më të arsyeshëm që të mundeni.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite mund të vini në pikëpyetje disa gjëra, por ama do keni edhe durimin për të folur me të gjithë e për të sqaruar gjithçka. Shëndeti do jetë delikat. Do ndiheni shpeshherë pa fuqi dhe nuk do keni dëshirë për të bërë asgjë. Me shpenzimet mos u tregoni aspak impulsivë dhe sipërfaqësorë sepse do përballeni shpejt me pasoja të rënda.
Bricjapi
Pavarësisht kundërshtive të shumta që do keni sot, ju sërish do ja dilni mbanë të realizoni ato që mendoni dhe do arrini të organizoheni. Gjendje shëndetësore nuk do jetë e keqe. Do bëni mirë vetëm të mbroheni nga viruset e ndryshme që qarkullojnë. Financat do jenë goxha të mira, por duhet të kujdeseni gjithë kohës për to që gjendja të mbetet e tillë.
Ujori
Shumicën e kohës do jeni me nerva sot dhe nuk do dini të flisni qetësisht. Duke ulëritur gjithë kohës do futeni nëpër probleme. Shëndeti do jetë delikat. Mund të keni probleme me mishrat e dhëmbëve dhe shqetësime te tjera si: dhimbje koke, mesi apo barku. Sektori i financave do jetë plotësisht i qetë dhe pa probleme. Ndihma e të afërmve ka për të qenë e vyer.
Peshqit
Vërtet do keni shumë dëshira sot dhe me mendjen tuaj do bëni plane, por ato nuk do mund t’iu realizohen. Gjendja shëndetësore do jetë goxha më e qëndrueshme se më parë. Nuk do ndieni më dhimbje fyti apo dhimbje muskujsh. Do jeni të kujdesshëm edhe me ushqimin. Me shpenzimet nuk duhet të bëni asnjë çmenduri nëse nuk doni të varfëroheni. /dritare.net