Dashi
Gjatë kësaj dite do jeni disi antikonformistë dhe do keni goxha fantazi. Falë Venusit, planetit të dashurisë dhe Marsit, planetit të dëshirave, jeta juaj në çift do jetë e jashtëzakonshme. Emocionet që do përjetoni do jeni të jashtëzakonshme. Edhe ju beqarët do keni një ditë euforike dhe të mbushur me emocione të veçanta. Në punë do vlerësoheni mjaft për mënyrën sesi do veproni dhe guximin që do keni. Asnjë kundërshtar nuk do ju përballojë dot. Për sa iu përket financave, edhe pse gjendja ka për të qenë disi më e mirë, nuk duhet të mbyllni sytë kur të shpenzoni.
Demi
Herë pas here do ju duket sikur askush nuk ju besoj dhe do ndiheni keq. Asnjë planet nuk do ndikoje tek jeta juaj sentimentale dhe çdo gjë do varet nga mënyra sesi ju do silleni me partnerin. Ju beqarët ka mundësi të keni dashuri me shikim të parë dhe e gjithë jeta do ju ndryshojë brenda disa minutave. Sipas Dritare.net, në punë gjithashtu do jeni të izoluar dhe nuk do bëni shumë hapa para. Nuk do i pranoni as detyrat e reja dhe nuk do jeni të përgjegjshëm si dikur. Ndryshoni sepse keni për të humbur gjithçka. Në planin financiar bëni kujdes pasi po bëtë gabime nuk do e merrni lehtësisht veten edhe pse mund t'iu ndihmojnë miqtë.
Binjakët
Yjet do i keni në krah gjatë gjithë kësaj dite dhe ata do ua ndriçojnë mendimet. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me momente romantike. Do ndiheni aq mirë pranë partnerit saqë nuk do doni të ndaheni për asnjë çast prej tij. Nëse jeni beqarë sot do kuptoni se keni filluar të ndieni diçka të veçantë për një mik të vjetër dhe do marrin guximin t'ia shprehin atij. Në punë duhet të tregoheni mbrojtës sepse të shumtë do jene ata që do ju sfidojnë. Mos e lëshoni veten kollaj. Buxheti nuk do ketë asnjë lloj problemi, kështu që mund të jeni të qetë kur të shpenzoni.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do keni në krah Neptunin dhe Venusin. Ata do ju bëjnë të ndiheni edhe më mirë se me parë. Venusi do e privilegjojë jetën sentimentale për ju që jeni në një lidhje. Në çdo moment do përjetoni vetëm emocione pozitive. Nëse keni kohë që po mendoni për një fëmijë më në fund do merrni lajmin e gëzuar. Ju beqarët do jeni shumë të kujdesshëm për pamjen e jashtme dhe do merrni plot ftesa. Në punë gjithashtu do ketë ndryshime pozitive fiks ashtu siç e keni pritur. Të ardhurat do kenë disa përmirësime të vogla, megjithatë jo aq sa për të kryer investime ekstravagante.
Luani
Do jeni tejet kreativë sot dhe gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si dashuronit. Do e shihni më me optimizëm të ardhmen. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e favorshme dhe optimiste. Do jeni më të çliruar dhe do ja shprehni më fort ndjenjat partnerit tuaj. Nëse jeni beqarë duhet të prisni edhe shumë pak ditë për të takuar dashurinë e madhe. Shumë gjëra kanë për të qenë ndryshe për ju. Në punë do e dini mirë si të veproni në çdo moment dhe nuk do gaboni aspak. Do ndiheni edhe më të sigurt në vetvete. Buxhetin do e menaxhoni me shumë kujdes dhe nuk do ketë arsye për t'u shqetësuar.
Virgjëresha
Asgjë nuk do ju bindë gjatë kësaj dite për të ndryshuar mënyrën e të vepruarit. Nëse keni një lidhje bëni kujdes nga ndikimi negativ i Neptunit sepse ai mund të nxitë debate dhe mosmarrëveshje të shumta mes jush dhe atij që keni në krah. Mundohuni të jeni disi më tolerantë. Ju beqarët nuk duhet ta humbisni për asnjë moment optimizmin tuaj sepse gjëra të bukura do ju ndodhin atëherë kur nuk do e prisni. Në punë duhet të vini në veprim gjithë aftësitë që keni për të arritur qëllimet që ju doni. Rruga do jetë e vështirë, por jo e pamundur. Financat do dini si t'i mbani gjithë kohës nën kontroll.
Peshorja
Bëni shumë kujdes me impulsivitetin gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë të fituar. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e tensionuar. Do ndikoheni shumë nga fjalët e të tjerëve dhe do debatoni edhe për gjëra të pavërteta. Sipas Dritare.net, ju beqarët do jeni shumë të ndjeshëm dhe ka mundësi të bini në dashuri me të parin që do ju dalë para. Në punë do jeni spontanë, por në disa momente do turbulloheni e nuk do dini nga të ikni. Kërkoni ndihmë sa më parë. Me financat tregohuni sa më të kujdesshëm e të matur sepse pak më vonë do keni nevojë jetike për me shumë para.
Akrepi
Mundohuni të jeni sa më të kujdesshëm gjatë kësaj dite dhe mos i besoni personave që dikur ju kanë shara pas krahëve. Ju të dashuruarit do keni herë pas here konflikte e debate me partnerin tuaj, por për fatin e mirë dita do mbyllet pozitivisht. Ju beqarët do jeni të parezistueshëm dhe do merrni propozime të njëpasnjëshme. Nëse do doni vetë do e ndryshoni shpejt statusin. Në punë mos u nevrikosni nëse nuk ja dilni me tentimin e parë. Të gjithë kanë vështirësi në fillim, por lum ata që bëjnë durim dhe këmbëngulin. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur dhe do jeni shumë më të qetë kur të kryeni shpenzime.
Shigjetari
Sado të mundohet Dielli ta ngrohë jetën tuaj sot, ajo sërish nuk do jetë ashtu si e keni ëndërruar. Për ju të dashuruarit do mbizotëroje paqëndrueshmëria gjithë kohës. Herë do dashuroheni me pasion e herë do debatoni me furi. Ju beqarët duhet të tregoheni sa më të hapur sepse vetëm ashtu do e gjeni personin e ëndrrave. Në punë do keni ide të mira që duhet t’i shprehni, me pak përpjekje do arrini edhe t’i bindni shefat për një sipërmarrje. Në planin financiar do keni gjithë kohës mbështetjen e yjeve dhe do i kaloni vështirësitë. Logjika dhe maturia do jene pikat më të forta.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do kaloni shumë kohë duke medituar dhe në fund do merrni vendimet e duhura. Ju të dashuruarit do jeni më të duruar, të logjikshëm dhe tolerantë. Të gjitha këto karakteristika do bëjnë që marrëdhënia me partnerin të ecë mirë dhe të mos keni debate. Ju beqarët do ndiheni si nëpër ëndrra pas gjërave që do ju ndodhin. Në punë Jupiteri do forcojë komunikimin dhe lirinë e të shprehurit. Shumë gjëra do qartësohen dhe orientimi mund të ndryshojë. Edhe në planin financiar keni për të pasur më tepër fat nga më parë. Shfrytëzojeni rastin për të bërë çdo shpenzim që keni ëndërruar.
Ujori
Dita e sotme do jetë e përshtatshme për reflektim dhe për të sqaruar disa probleme. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë e bukur dhe e mbushur me emocione të forta. Do merreni vesh më së miri me njëri-tjetrin dhe për çdo gjë do bashkëpunoni para se të hidhni hapa. Ju beqarët duhet t'i bëni sytë katër sepse sot mund të jetë dita e njohjeve të rëndësishme. Në punë do jeni shumë krenarë dhe nuk do doni ta ulni hundën për asnjë moment sado vështirësi të hasni. Financat do mbeten të qëndrueshme dhe aspak problematike.
Peshqit
Dita e sotme nuk do jetë ndonjë kushedi se çfarë. Herë pas here do ndiheni të vetmuar. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të tensionuara. Në shumë momente do e ngrini zërin dhe do thoni fjalë të pamenduara. Ju beqarët do keni një ditë fantastike dhe të mbushur me emocione të njëpasnjëshme. Mirë është ta shfrytëzoni çdo moment në maksimum. Në punë fatmirësisht do ju mbështesin shumë kolegët sepse vete do përtoni dhe nuk do merrni iniciativa. Financat nuk do jenë të këqija, por ju do e keni të vështirë të bëni ekonomi. /dritare.net