
Dashi
Gjatë kësaj dite do jeni herë pas here të paqëndrueshëm në mendime dhe do e keni të vështirë të bëni një zgjedhje. Ju të dashuruarit do jeni më të gatshëm ta dëgjoni partnerin tuaj dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin ka për të qenë shumë më i fortë. Ju beqarët nuk do keni gjëra të jashtëzakonshme, por flirtet dhe mundësitë për aventura nuk do mungojnë asnjë çast. Në punë do ketë ndryshime të rëndësishme, por duhet të dini të përfitoni prej tyre. Buxhetin menaxhojeni me sa më shumë kujdes që të mundeni dhe keni për ta parë se shumë shpejt gjendja do ketë përmirësime.
Demi
Mos u mundoni në asnjë moment t’i kontrolloni emocionet tuaja dhe lëreni veten sa më të lirë. Për ju të dashuruarit yjet nuk do jenë pozicionuar mirë dhe në shumë momente mund të lindin debate dhe konflikte mes jush dhe partnerit. Asgjë nuk ka për të qenë si më parë. Ju beqarët duhet të bëni pak më shumë durim dhe keni për ta gjetur princin tuaj të ëndrrave. Sipas Dritare.net, në punë do frymëzoheni më shumë nëse qëndroni larg zhurmave dhe personave që nuk ju duan të mirën. Këshillave që do iu japin miqtë për menaxhimin e financave mos ua vini veshin pasi do ju drejtojnë në rrugën e gabuar.
Binjakët
Planetët do ju vënë përballë disa dilemave gjatë kësaj dite dhe ju do e keni vështirë të bëni zgjedhje. Ju të dashuruarit do ndiheni shpesh si të bllokuar dhe nuk do arrini ta bëni ambientin harmonik dhe me ngjyra siç kishit ëndërruar. Ju beqarët do jeni më të disponueshem ndaj çdo ftese që do ju bëhet dhe do hidhni hapat e para drejt një lidhjeje serioze. Në punë do mbizotërojë një atmosferë e mërzitshme dhe mezi do duroni sa të mbaroni. Do e prishni edhe marrëdhënien me bashkëpunëtorët. Në planin financiar ka ardhur koha t'iu gjeni zgjidhni problemeve të hershme. Po i latë pas dore situata mund të ndërlikohet më shumë.
Gaforrja
Përfitoni sa më shumë nga Marsi gjatë kësaj dite për të arritur qëllimet tuaja. Nëse jeta juaj ne çift ka qenë e vështirë kohët e fundit, sot gjithçka do sqarohet dhe gjërat do normalizohen ndjeshëm. Mundohuni që edhe gëzimet edhe pengjet t'ia shprehni atij që keni në krah. Ju beqarët do joshni gjatë gjithë kohës, por nuk do arrini dot të filloni një lidhje. Në punë do keni ende disa komplekse të vogla, por asgjë për të vënë kujën. Bëhuni edhe më të duruar sepse do fitoni. Për financat ka për të qenë një ditë e shkëlqyer. Më në fund do arrini ta stabilizoni gjendjen dhe do ndiheni të qetë.
Luani
Gjatë kësaj dite do keni më shumë besim ne vetvete dhe do jeni të bindur që mund t’i realizoni objektivat. Për ju që keni një lidhje e sotmja do jetë shumë pozitive. Partneri do i përmbushë të gjitha premtimet që ju ka bërë më parë dhe do ndiheni të plotësuar. Ju beqarët nuk duhet ta kërkojnë larg princin tuaj të kaltër sepse do e keni shumë afër atë. Në punë do acaroheni edhe me gjërat më të vogla, por disa kolegë të afërt do mundohen t’iu mbajnë në linjë. Gjithçka do jetë më ë bukur. Gjendja financiare do fillojë të normalizohet goxha pas masave të marra së fundmi. Nuk do keni aspak vështirësi.
Virgjëresha
Ditë goxha ritmike do jetë kjo e sotmja për ju. Do keni edhe vështirësi të vogla edhe çaste lumturie. Falë ambientit të ngrohte yjor, jeta juaj në çift do jetë shumë më e mirë. Do i merrni gjërat me pozitivizëm dhe nuk do konfliktoheni për detaje pa vlerë. Ju beqarët më mirë të mos i ngatërroni çështjet e zemrës me jetën profesionale sepse mund të lëndoheni në një moment. Në punë priten ndryshime të jashtëzakonshme. Disa të papritura mund të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë të ardhmen. Në planin financiar duhet të ndryshoni mënyrën e menaxhimit sepse kështu si keni nisur shumë shpejt do ngeleni pa para.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do i merrni gjërat shtruar dhe nuk do jetë gati për përvoja ndryshe. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e qetë dhe pa më të voglin problem. Zemra juaj do jetë gjithë kohës e mbushur me gëzim dhe emocionet do jenë mbizotëruese. Ju beqarët do intrigoheni mjaft nga disa persona në dukje misterioze dhe do bëni të pamundurën që t'i njihni ata. Yjet do i keni në krah. Sipas Dritare.net, në punë do lidhni kontakte të reja dhe do jeni më të vendosur për të arritur qëllimet. Mund ta ndryshoni menjëherë situatën. Me shpenzimet duhet të tregoheni tej mase të kujdesshëm sepse nuk parashikohen momente të begata.
Akrepi
Jupiteri dhe Neptuni do ju nxitin ide të reja dhe shumë gjëra do i shihni ndryshe sot. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e bukur. Me partnerin do merreni vesh më së miri dhe nuk do ju dalin aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do jeni shumë të rezervuar dhe nuk do e lini veten të lirë për të bërë atë që do ndieni. Në punë, dëshira për të marrë një post të ri do ju shndërrohet në një fiksim. Do futni edhe miq vetëm e vetëm për ta arritur atë që doni. Planetët do ndikojnë goxha pozitivisht tek financat dhe gjendja do përmirësohet deri në fund të ditës.
Shigjetari
Gjërat gjatë kësaj dite priten të jenë të mira dhe çdo gjë do ju realizohet sipas planeve. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë plotësisht e qetë gjithë kohë. Nuk do keni aspak debate me partnerin dhe gëzimi do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do keni një ditë normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. E mira është t'i merrni gjërat ashtu si t'iu vijnë. Në punë do jeni shumë të kthjellët në mendime dhe arsyetime kështu që çdo gjë do iu ecë sipas planeve të bëra. Buxheti nuk do jetë aspak i mirë gjatë kësaj dite, prandaj më mirë lëreni për më vonë shlyerjen e borxheve apo disa investime të konsiderueshme.
Bricjapi
Ditë e ekuilibruar ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ju. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e kënaqshme. Të gjithë do ju adhurojnë për marrëdhënien që do keni me partnerin në çdo moment. Ju beqarët nuk do e kërkoni me ngulm dashurinë, por keni për ta gjetur atë sa hap e mbyll sytë. Nëse jeni në kërkim të një pune, Venusi dhe Urani do ju shtojë imagjinatën dhe do ju bëjë më të guximshëm për të filluar gjëra të reja pa ngurruar. Në planin financiar ka ardhur koha të merrni masa shumë strikte në mënyrë që situata të mos ketë asnjë lloj problemi.
Ujori
Gjatë mëngjesit mund të keni edhe disa dyshime sot, por më pas gjërat do normalizohen. Për ju ë dashuruarit pritet të jetë një ditë e bukur kjo e sotmja. Marrëdhënia në çift do jetë e adhurueshme dhe do kaloni edhe pak kohë me të afërmit. Ju beqarët duhet të zgjidhin njëherë problemet me miqtë para se të mendoni të kërkoni dashurinë. Të dyja nuk mund t'i bëni dot. Në punë nuk do kënaqeni shumë me ato që do arrini dhe kjo do ju bëjë të mos ndiheni të qetë. Reflektoni dhe gjeni momentin e duhur për të vepruar. Financat do favorizohen nga Plutoni dhe mund të bëni edhe ndonjë investim.
Peshqit
Mërkuri do ju bëjë të jeni në formë gjatë kësaj dite dhe komunikimin do e keni çelësin e suksesit. Nëse jeni në një lidhje, si ju ashtu edhe partneri, do keni mjaft energji pozitive. Marrëdhënia mes jush do jetë e bukur dhe e veçantë në të njëjtën kohë. Të gjithë do ua kenë zili mënyrën e komunikimit dhe bashkëpunimit. Ju beqarët më mirë të prisni edhe pak që të gjeni personin më të përshtatshëm. Në punë mos u inatosni nëse nuk i merrni shpejt rezultatet, por bëni durim. Keni për ta parë se çdo gjë do ju ecë mirë. Për financat do jetë ditë delikate, por me pak kujdes do i shmangni katastrofat. /dritare.net

















