
Dashi
Kjo ditë do jetë goxha më pozitive dhe do ndiheni më të lirshëm për të shprehur ndjenjat. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni gati të merrni disa vendime të mëdha që do ua bëjnë ditët në vijim edhe më të bukura. Çastet intime do shumëfishohen dhe fjalët e ëmbla gjithashtu. Ju beqarëve do iu jepen mundësi për të filluar lidhje mjaft romaneske. Në pune do jeni të saktë dhe shumë seriozë. Do keni arritje dhe do merrni pafund përgëzime ne çfarëdo lloj fushe që të veproni. Buxheti do vazhdojë të mbetet ende delikat kështu që duhet të mos rrisni në asnjë mënyrë shpenzimet.
Demi
Dita e sotme nuk ka për të qenë aspak e mirë. Herë pas here do gjendeni edhe në vështirësi. Ju të dashuruarit do bëni disa gabime të pafalshme dhe atmosfera do bëhet elektrizuese. Partneri nuk do jetë i gatshëm t’ju falë kollaj kështu që përgatituni për një periudhë aspak të qetë. Ju beqarët do përballeni me surpriza të shumta dhe do e gjeni më shpejt sesa mendonit princin tuaj të kaltër. Gjithçka për ju do jetë plot ndriçim. Sipas Dritare.net, në punë do gjendeni herë pas here përballë sfidave të vështira dhe nuk do dini çfarë të bëni. Gjendja financiare do mbetet delikate edhe për disa kohë. Mos kryeni në asnjë moment shpenzime të mëdha sepse do pendoheni për gjithë jetën.
Binjakët
Do jeni mjaft entuziastë dhe dinamikë gjatë gjithë kësaj dite kështu që gjërat do ju ecin përgjithësisht mirë. Për ju të dashuruarit, edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë, nuk do të thotë se do keni probleme me partnerin. Çdo gjë do shkoje ashtu si duhet ndërkohë që ambienti do jetë i qete. Ju beqarët duhet të përdorni të gjitha armët që zotëroni nëse doni ta bëni për vete dikë. Jeta profesionale do ketë ndryshime goxha pozitive të cilat do ju bëjnë t’i shihni gjerat më me optimizëm. Disa mund të ngrihen edhe në detyrë. Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm nëse doni që nesër të blini edhe disa objekte të veçanta për shtëpinë.
Gaforrja
Do jeni plot energji, besim, dinamizëm dhe kurajë sot. Çdo qellim qe do i vini vetes keni për ta arritur. Nëse jeni në një lidhje, edhe sikur të keni shumë kohë bashkë, keni për ta kaluar një ditë vërtet të veçantë sot. Në çdo moment do bëni surpriza dhe do ndiheni për mrekulli. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni edhe sikur dikush t’iu pëlqejë tej mase sepse nesër kanë për të pasur ditë të ndërlikuara. Nëse në punë kohët e fundit keni pasur ndërlikime, sot gjithçka do jetë më e qartë dhe do hidhni hapa më të sigurta drejt suksesit. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund të blini çdo gjë që do dëshironi.
Luani
Do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe mund të mërziteni edhe me disa fjalë të të afërmve. Gjithçka do ndodhe për shkak te hormoneve. Duhet ta kontrolloni veten ju qe jeni në një lidhje sepse përndryshe do keni telashe të njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Tregohuni më të matur dhe më të duruar. Ju beqarët do e kuptoni më në fund se keni rënë në dashuri me një mik të ngushte të fëmijërisë, por do keni druajtje t’ia shprehni ndjenjat. Në punë do përkujdeseni më shumë për projektet e kolegëve dhe mund t’i lini pas dore tuajat. Kujdes sepse më pas askush nuk do ju mbështesë ju. Në planin financiar nuk do keni përmirësime, por të paktën do arrini të mbani situatën e qëndrueshme.
Virgjëresha
Sot nuk do ju punojë truri shumë mirë dhe do bëni gabime të njëpasnjëshme. Nëse keni tashme një lidhje do bëni çdo gjë që partneri juaj urren dhe kjo do ndeze debate. Autoritetin, intolerancën dhe meskinërinë ai nuk mund t’i tolerojë. Nëse jeni ende beqarë ka rrezik të afroheni me persona që nuk ju përshtaten aspak dhe nesër do ua bëjnë jetën më të turbullt. Në punë do punoni si makineri. Vërtet do ecni përpara, por nuk do kujdeseni për detajet dhe nuk do përjetoni asnjë emocion. Buxhetin serish nuk do arrini dot ta mbani nën kontroll. Do bëni gabime të pafalshme me to.
Peshorja
Sot do doni të eksperimentoni dhe të provoni gjëra të reja.. Shpesh do jeni si një vullkan gati për të shpërthyer. Nëse jeni në një lidhje, edhe pse mund të keni pak kohë, sot do kaloni momente shumë të bukura. Do ndani me partnerin edhe disa sekrete që do ju bashkojnë akoma më shumë. Ju beqarët nuk duhet të keni zili të tjerët, por duhet të bëni përpjekje për ta afruar pas vetes personin që pëlqeni. Çdo metode lejohet, mjafton të arrihet qëllimi. Në punë do arrini më shumë nëse bashkëpunoni me kolegët tuaj. Sipas Dritare.net, financat do jenë normale. Mundohuni të jeni të logjikshëm me shpenzimet dhe situata do mbetet e mirë.
Akrepi
Kjo ditë do jetë e qete, por jo shumë e mire. Në shumë raste do ndiheni goxha të trazuar. Nëse jeni në një lidhje do keni ide të ndryshme nga partneri lidhur me disa çështje dhe kjo gjë mund të sjellë debate dhe mosmarrëveshje të shumta. Tregohuni më realiste dhe mundohuni t’i pranoni mendimet e tjetrit. Ju beqaret duhet të tregohen të matur dhe të bëni kujdes nga disa persona që duke ju ndihmuar me një çështje do iu joshin. Në punë duhet të jeni të qartë para se të hidhni çdo lloj hapi. Vendimet e mëdha merrini pasi se të konsultoheni me koleget tek të cilët besoni. Paratë do i mbani në gjendje të shkëlqyer dhe do i bëni pa frikë të gjitha investimet.
Shigjetari
Dielli do ju bëjë më të vendosur sot dhe plot vullnet për të çuar deri ne fund projektet që keni nisur. Ju të dashuruarit mund të keni disa grindje të vogla me partnerin për shkak të largësisë që ai ka filluar t’iu mbajë. Mundohuni ta sqaroni gjithçka me qetësi dhe do gjeni zgjidhjet e duhura. Ju beqarët do jeni të turpshëm dhe sërish do e keni të vështirë t’i shprehni pëlqimet. Disa miq do ju ndihmojnë. Në punë do arrini rezultate edhe më të mira nga sa keni menduar. Objektivat do i përmbushni dhe do merrni vlerësime. Shpenzimet mundohuni t’i kryeni pak nga pak nëse nuk doni që t’iu fillojnë problemet.
Bricjapi
Hëna do ju shtojë imagjinatën gjatë kësaj dite dh kjo gjë do ju ndihmojë të zgjidhni disa vështirësi që keni pasur. Do jeni në humor edhe më mirë. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni se nuk është gjithmonë e rëndësishme të jetosh me pasion për të qenë i lumtur. Do merreni vesh me njëri-tjetrin dhe do ndiheni mjaft mirë së bashku. Ju beqarëve do ju ndodhë një takim i papritur që mbase nuk mund të çojë në lidhje afatgjatë, por emocionet do jenë të fuqishme. Në punë do mendoni të jepni dorëheqjen dhe të filloni diçka tuajën. Në planin financiar do jeni të vendosur ta përmirësoni situatën dhe nuk do i vini vetes asnjë limit.
Ujori
Yjet do ju bëjnë më të pasigurt sot dhe nga ana tjetër do e keni më të vështirë t’i shprehni ato që do ndieni. Nëse jeni në një lidhje do ndani aktivitete të përbashkëta me partnerin dhe kjo do ju afrojë akoma më shumë. Me qetësi dhe këmbëngulje do ja dilni mbanë me sukses. Ju beqarët do keni shumë pretendentë sot dhe do ju rritet goxha mendja. Kujdes sepse edhe mund të gaboni. Në punë nuk do keni shumë besim tek vetja dhe ka mundësi të mos i arrini ato që doni. Nuk do i dëgjoni as këshillat e kolegëve. Buxheti nuk do jetë i keq nëse arrini të shpenzoni me limit.
Peshqit
Për çdo hap që do hidhni duhet të reflektoni disa herë sot pasi vetëm kështu do shmangni problemet e vështirësitë. Nëse jeni në një lidhje do jeni tej mase xhelozë për partnerin tuaj dhe situata në shumë momente mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Do e bëni tjetrin të ndihet keq, por as vete nuk do jeni të qetë. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni vetëm edhe gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë përpjekje për ta ndryshuar situatën. Në planin profesional do privilegjoheni gjithë kohës. Do keni edhe arritje dhe mund t’iu behet edhe një propozim për rritje në detyrë. Në planin financiar fati do jetë me ju dhe situata do ketë goxha përmirësime. /dritare.net

















