
Dashi
Do keni karakter shumë të fortë gjatë kësaj dite dhe shpesh mund të futeni në probleme me ata që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje, mes jush dhe partnerit tuaj gjërat nuk kane për të ecur ashtu si i ëndërronit, megjithatë probleme serioze dhe pa zgjidhje nuk do ketë. Tregohuni më largpamës dhe mos mendoni vetëm për veten. Ju beqarët duhet të dilni sa më shumë, të pranoni njohjet e reja dhe të mundeni të shkoni nëpër udhëtime. Do keni më shumë fat në dashuri në këtë mënyrë. Në punë një koleg i vjetër do ju mbështesë fort dhe do ju ndihmojë të hapni dyer të reja. Financat pa asnjë problem. Shfrytëzojeni rastin për investime.
Demi
Mos i bëni gjërat fshehur sot dhe shprehuni ashtu si i mendoni gjërat. Nëse keni një lidhje, jeta në çift do ndërlikohet dhe do tensionohet nga ndikimi negativ i familjarëve ose miqve. Bëni atë që do ju duket juve më e mira dhe më e logjikshmja. Nëse jeni ende beqarë ka mundësi që të ndiheni më të gatshëm për të bërë edhe ndonjë çmenduri të vogël vetëm që të ndiheni mirë. Në punë mund të merrni edhe kritika dhe gjërat mund t’iu ndërlikohen goxha. Mos e lëshoni veten dhe mos thoni që nuk e bëni dot diçka. Sipas Dritare.net, në planin financiar keni për të qenë me shumë fat dhe do kryeni çdo investim të menduar më parë.
Binjakët
Dita e sotme do jetë thuajse pa ngjarje të rëndësishme. Mos prisni asnjë të re. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e zakonshme. Mundohuni të bëni atë që do ju duket më e logjikshmja për momentin. Nëse jeni beqarë nuk duhet të abuzoni me joshjen sepse mund të krijoni një përshtypje të keqe tek të tjerët. Në planin profesional duhet të bëni akoma më shumë durim. Nëse do merrni pjesë në ndonjë konkurs shfrytëzojeni kohën e lirë për t’u përgatitur sa më mirë. Financat do jenë të favorizuara gjatë gjithë kohës. Përfitoni nga rasti për të bërë edhe ndonjë investim afatgjatë.
Gaforrja
Si kjo ditë nuk keni pasur shumë në jetë kështu që shfrytëzojeni sa të mundeni. Pasioni do ndizet flakë për ju të dashuruarit aq sa në disa momente nuk do e besoni dot se jeni në realitet. Do jeni më të përkëdhelurit e yjeve. Ju beqarët gjithashtu do kaloni një ditë pozitive edhe pse nuk do filloni dot një lidhje. E rëndësishme është që buzëqeshja nuk do ju shuhet për asnjë moment. Në punë, një koleg do ua vështirësojë gjërat, por kjo nuk duhet t’iu ndalë. Tregojuni të gjithëve sesa vleni. Në planin financiar është mirë të mos ndërmerrni shumë rreziqe që të mos keni probleme.
Luani
Komunikimi dhe vendosmëria do ju ndihmojnë shumë gjatë kësaj dite. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e kënaqshme. Si ju ashtu edhe partneri do zgjoheni me optimizëm dhe do i merrni gjërat si t'iu vijnë. Debatet nuk do jenë aspak pjesë e kësaj dite. Ju beqarët do turbullohen disi nga një takim që do keni, por sërish do stepeni për të hedhur hapa. Jeta profesionale do jetë paksa e turbullt në mëngjes, por me kalimin e kohës gjithçka do normalizohet. Bëhuni më të duruar. Në planin financiar gjendja nuk do jetë ashtu si ju e keni pritur, prandaj kujdes me çdo shpenzim.
Virgjëresha
Mos qëndroni asnjë moment në hedhje, por flisni edhe sikur të thoni gjëra pa lidhje. Izolimi do jetë armiku më i keq. Nëse keni një lidhje dhe nuk i shtoni dozat e fantazisë sot, jeta juaj në çift ka për të qenë e paqëndrueshme dhe e mbushur me probleme. Një marrëdhënie që të ecë mirë duhet gjithmonë të jetë e mbushur me emocione dhe risi. Ju beqarët do ua kushtoni gjithë kohën e lirë personave që keni njohur së fundmi dhe do afroheni goxha me ta. Në planin profesional nuk do keni më asnjë dëshirë për të ecur përpara dhe do e humbisni besimin. Sektori financave nuk do jetë aspak problematik.
Peshorja
Disa gjëra që mendonit se i kishit rregulluar së fundmi do vazhdojnë t’iu hapin probleme edhe sot. Dielli do i kundërvihet Saturnit. Ju të dashuruarit do e keni shumë të vështirë të bëni disa zgjedhje. Edhe pse do flisni hapur me partnerin dhe do e kuptoni se çfarë doni të dy palët, sërish do hezitoni. Sipas Dritare.net, ju beqarët më mirë t'ia lini çdo gjë kohës dhe të mos bëni asgjë të nxituar. Në punë do kaloni edhe momente delikate, megjithatë me durim dhe këmbëngulje do ja dilni mbanë. Mos u dorëzoni për asnjë lloj arsyeje. Buxheti nuk do jetë aspak i keq, por duke qenë se do shpenzoni kuturu për çdo gjë, situata edhe mund të ndërlikohet.
Akrepi
Urani do ju bëjë mjaft kreativë gjatë kësaj dite. Do jeni të gatshëm të bëni gjithçka për një jetë më të mirë. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit keni pasur pakënaqësi nga partneri apo nuk keni përjetuar emocionet e shumëpritura, do ndiheni më të qetë. Do sqaroni gjithçka. Ju beqarët do ndihmoheni mjaft nga Merkuri dhe do takoni disa persona interesantë. Për të hedhur hapa do ju duhet të prisni edhe pak. Në punë mundet të ndryshoni edhe postin vetëm për të vënë në dritë planet që keni bërë. Për ju kjo është më e rëndësishmja e momentit. Buxheti do jetë i paqëndrueshëm, por nuk duhet kurrsesi të dekurajoheni.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do përballeni me një realitet që do ju duket disi i trishtë. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni të pamundurën që t'i rregulloni sa më parë problemet që keni pasur sepse në të kundërt gjërat edhe mund të përkeqësohen. Ju beqarët do e realizoni takimin e shumë ëndërruar dhe kjo do ua mbushë zemrën me gëzim. Shpejt do e ndryshoni edhe statusin. Në punë keni për të pasur goxha progres dhe falë saj mund të merrni edhe një propozim mjaft interesant. Në planin financiar do keni sukses me shumicë dhe gjendja do ketë vetëm përmirësime.
Bricjapi
Do ndiheni herë pas here nën presion gjatë kësaj dite, megjithatë falë mbështetjes së të afërme do ja dilni mbanë në çdo fushë. Për ju të dashuruarit në përgjithësi gjërat kanë për të ecur mjaft mirë. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe nuk do mërziteni për asgjë me të. Nëse jeni beqarë do keni disa takime të zakonshme me disa persona, por që shumë shpejt ato takime do shndërrohen në diçka më tepër. Jeta profesionale do jetë më e kënaqshme. Kolegët dhe shefat do kenë më tepër besim tek ju. Në planin financiar nuk keni për të pasur vështirësi të mëdha kështu që mund të jeni të qetë.
Ujori
Më në fund do arrini të ndryshoni disa zakone të këqija dhe do ndiheni më të çliruar. Ju të dashuruarit do jeni të detyruar të bëni më tepër lëshime sepse vetëm në këtë mënyrë mund të përmirësohet marrëdhënia juaj me partnerin. Me kokëfortësi nuk do arrini asgjë. Ju beqarët do jeni gati të bëni edhe sakrifica të mëdha vetëm e vetëm që më në fund edhe ju të keni një person në krah. Në punë nuk do lodheni aspak dhe gjithçka do ju ece për së mbari. Do jeni me fat të jashtëzakonshëm. Buxheti do jetë shumë delikat dhe do ndiheni keq kur të mos keni para as për të kryer nevojat thelbësore.
Peshqit
Nuk do jeni aspak të stresuar gjatë kësaj dite, madje mund të ndiheni edhe më të qetë nga më parë. Sinqeriteti dhe ndershmëria në çdo moment do vlerësohen tej mase nga partneri juaj kështu që marrëdhënia në çift do ketë përmirësime të konsiderueshme. Ju beqarët do merrni disa vendime të rëndësishme dhe jeta do ju ndryshojë brenda disa orëve. Jeta profesionale do jetë goxha intensive. Mund të merrni edhe promocione për arritjet dhe do kënaqeni pafundësisht. Nëse shpenzimet nuk i kufizoni, gjendja do përkeqësohet tej mase. Merrni masa strikte sa më parë që të mundeni. /dritare.net

















