
Dashi
Për të mbrojtur pavarësinë dhe lirinë sot do bëni çdo gjë, madje edhe më shumë nga sa e keni menduar se mund të arrinit. Nëse keni një lidhje mund të keni grindje të vogla me partnerin. Edhe sikur ai të mërzitet shumë e të acarohet mos hiqni dorë nga idetë që keni. Ju beqarët do jeni më të disponueshëm për të ndryshuar statusin, por për fatin e keq mundësitë nuk do jenë të duhurat. Në punë do keni zhvillime goxha pozitive. Mundet të bëni disa gjëra në mënyrë ndryshe nga zakonisht dhe do vini re se do keni më shumë arritje. Buxheti nuk do tronditet aspak.
Demi
Hëna ka për t’iu sjellë probleme serioze gjatë kësaj dite. Nuk do ndiheni aspak mirë dhe zemra do ndihet bosh. Nëse keni një lidhje do jeni tej mase xhelozë dhe nuk do i jepni kurrfarë besimi atij që keni në krah. Kjo mënyrë të sjelli do bëjë që të përballeni me surpriza të këqija. Ju beqarët do argëtoheni pafundësisht me miqtë dhe nuk do keni mendje për të parë dikë tjetër e për të ndryshuar statusin. Në punë do bëheni copë për të ecur para me projektin që keni nisur, por nuk do ja arrini dot. Buxheti do jetë i keq dhe do ju duhet të shpenzoni edhe ato para që keni hequr mënjanë disa muaj më parë.
Binjakët
Falë mbështetjes së Diellit sot do jeni më të vendosur dhe nuk do lejoni askënd t’iu prishë planet. Nëse keni një lidhje do ndiheni mjaft mirë me partnerin. Ai do ketë një humor shumë të këndshëm dhe do ju bëjë përherë të qeshni. Mbrëmja do jetë edhe më e veçantë. Nëse jeni vetëm nuk duhet t’i humbni shpresat deri në momentin e fundit pasi parashikohen ndryshime të mëdha. Në punë edhe sikur të mos i bëni gjërat si ua kanë kërkuar duhet të luani pjesën dhe të tregoni se nuk ka qenë faji juaj ose se do ja dilni shumë shpejt. Në planin financiar askush nuk mund t’iu kritikojë dot për mënyrën e të menaxhuarit të parave.
Gaforrja
Pavarësisht pamjes nuk do jeni aq të fortë gjatë kësaj dite. Në shumë momente do ndiheni vërtet delikatë dhe pa fuqi. Nëse keni një lidhje do ju lëndojnë shumë disa fjalë të partnerit, por nuk do e bëni veten. Gjithmonë do keni si synim të ecni përpara dhe të hidhni pas krahëve mërzitjet dhe pengjet. Dijeni se një ditë zemra do ju shpërthejë dhe do jetë më keq. Ju beqarët nuk do ju lejojnë familjarët të afroheni me disa persona dhe ju do gënjeni e do bëni gjithçka për të arritur atë që doni. Në punë nuk do jeni korrektë dhe do kërkoni më shumë merita nga sa do ju takojnë. Në planin financiar gabimet do jenë të njëpasnjëshme dhe gjendja do dobësohet.
Luani
Dielli do ju bëjë më delikatë gjatë kësaj dite ama nëse dikush do tentojë t’iu cënojë do i nxirrni thonjtë dhe do sulmoni pa ju dridhur qerpiku. Nëse keni një lidhje më mirë të mos diskutoni sot çështje të trazuara sepse përveçse nuk do zgjidhni asgjë mund të ndiheni edhe më keq nga më parë. Ju beqarët do filloni të afroheni me disa persona, por ziliqarët do bëjnë të pamundurën për t’iu prishur punë. Në punë, pavarësisht vështirësive, do arrini pak nga pak të ecni përpara drejt qëllimeve tuaja. Financat nuk do jenë aspak të këqija dhe delikate.
Virgjëresha
Të lirë në shpirt e në mendime, sot do bëni të pamundurën që të mos lejoni askënd t’iu pengojë apo t’iu prishë punë. Nëse keni një lidhje do reflektoni me kujdes dhe mund të rrëzoni edhe murin që keni ngritur ndaj atij që keni në krah. Pasdite marrëdhënia më të do ndryshojë she sytë do shkëlqejnë më tepër. Ju beqarët do flirtoni pafund dhe me dikë mund të afroheni pak më tepër. Në punë të gjithë do presin shumë prej jush kështu që përqëndrohuni dhe mos u nxitoni në asnjë moment. Financiarisht nuk do keni probleme dhe do ndiheni më të qetë kur të shpenzoni.
Peshorja
Sot nuk do shqetësoheni për asgjë dhe do jeni përherë në mbrojtje. Nëse keni një lidhje nuk do përballeni me pengesa, përkundrazi shumicën e kohës do dashuroheni plot pasion me partnerin. Pasditja dhe mbrëmja do jenë shumë të ngrohta. Ju beqarët do jeni magnetikë dhe do ja shprehni pëlqimin çdokujt pa u druajtur aspak. Në punë jo çdo gjë do jetë e vështirë, megjithatë për më tepër arritje do ju duhet më tepër përqendrim. Do i përmbyllni pak e nga pak të gjitha detyrat. Financat as nuk do dini si t’i menaxhoni dhe gjendja do përkeqësohet.
Akrepi
Venusi do ju bëjë shumë këmbëngulës sot dhe do arrini çdo gjë që dëshironi. Nëse keni një lidhje zemra do ju ndihet edhe më mirë. Do kuptoheni me shikime me partnerin dhe kur të jeni vetëm do dashuroheni si kurrë më parë. Ju beqarët do flirtoni dhe do joshni me çdo lloj mënyrë kështu që nuk do e keni të vështirë të hidhni hapat e para drejt një lidhjeje. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do e fitoni më në fund postin që keni ëndërruar kaq kohë. As në planin financiar nuk do ju mungojë asgjë kështu që mund të jeni të qetë.
Shigjetari
Vështirësitë që do ju dalin gjatë kësaj dite mund t’i kaloni vetëm duke besuar tek vetja e duke mos u ndalur. Nëse keni një lidhje, në disa momente do e keni të vështirë të bini dakord me atë që keni në krah, megjithatë do reflektoni dhe nuk do thoni direkt fjalën e fundit. Nëse jeni beqarë do jeni më të qartë për ato që dëshironi të bëni dhe do joshni vetëm një person. Në punë keni për të ecur para me ritme të ngadalta, por të sigurta. Bëni durim dhe mos humbisni asnjëherë besimin për një të nesërme më të mirë. Paratë do i përkujdesni më shumë dhe nuk do kryeni shpenzime të palogjikuara.
Bricjapi
Ka rrezik që sot të zhyteni në kujtime jo të mira dhe do mërziteni shumë. Nëse keni një lidhje do futeni në kriza të thella. Do jeni gjithë kohës me nerva dhe do kapeni edhe me gjërat elementare. Po nuk ndryshuar qëndrim dhe sjellje vetëm probleme do keni. Ju beqarët do ndiheni nën presion dhe do keni frikë të hidhni hapa pavarësisht se dikush do ju pëlqejë tej mase. Në punë ka mundësi që talenti juaj për të negociuar të vihet në provë të vështirë. Tregohuni të duruar dhe mos thoni fjalë të pamenduara. Në planin financiar duhet të bëni më shumë përpjekje për ta stabilizuar situatën.
Ujori
Mërkuri dhe Hëna do ju bëjnë më të ndërgjegjshëm gjatë kësaj dite dhe do mundoheni të mos gaboni. Nëse keni një lidhje mos kërkoni shumë nga ai që keni në krah, por bëni fillimisht durim dhe së dyti hidhini sytë edhe nga vetja. Ju beqarët do ju joshin disa persona njëherësh dhe të gjithë do ju pëlqejnë. Në një moment do gjendeni në vështirësi se çfarë zgjedhjeje të bëni. Në punë vërtet keni humbur dinamizmin dhe ndonjë betejë, por do tregoni sot se luftën ende nuk e keni humbur. Reflektimi dhe këmbëngulja do ju çojë përpara. Sektori i financave do jetë më i mirë se dje.
Peshqit
Falë Saturnit sot do jetë një ditë më e mirë dhe një pjesë e ëndrrave tuaja do bëhen realitet. Nëse keni një lidhje nuk do bëni asnjë lloj gabimi me sjelljen përkundrazi do rrëzoni edhe disa tabu e do dashuroheni pa dorashka. Emocione dhe drithërima pafund do ketë sot. Nëse ende jeni vetëm, dëshira e madhe për të bërë ndryshime, do ju shtyjë të njihni persona të veçantë të cilët mund t’ua ndryshojnë edhe pikësynimin për jetën. Në punë do ju jepet një detyre e re, e cila do kërkojë ta praktikoni më shumë gjuhën e huaj që dini. Fillimi do jetë pak i vështirë, por më pas çdo gjë do normalizohet. Në planin financiar keni për të pasur fat. /dritare.net

















