Dashi
Gjatë kësaj dite do vlerësoheni shumë për sinqeritetin në të folur. Mund të mos i pranoni shumë fajet që keni bërë, por kjo do jetë çështje tjetër. Ju që keni një lidhje edhe pse do jeni paksa irritues, ai që keni në krah do jetë shumë i duruar dhe do iu lëre të shpreheni si të doni. Ju beqarët do hidhni hapa të mëtejshëm me atë që keni kohë që pëlqeni dhe mund të ketë edhe zyrtarizime. Shfrytëzojeni sa të mundni këtë të hënë. Në punë do doni ta ndryshoni rutinën dhe do bëni të pamundurën për t'i konkretizuar ëndrrat. Sektori i financave do jetë në qetësi të plotë, por mos shpresoni të fitoni ndonjë lotari. As mos u qani sepse ka shumë më keq.
Demi
Gjatë kësaj dite do i kaloni që të gjitha pengesat që do iu dalin para dhe do ecni më qetësisht në rrugën që keni nisur. Ju që keni një lidhje do i keni më të lehta gjërat falë mbështetjes së Uranit dhe ato që keni pritur aq shumë do iu realizohen. Mund të filloni edhe të bashkëjetoni. Për ju beqarët dita do jetë e favorshme për të krijuar lidhje të qëndrueshme. Mos i merrni gjërat me shpejtësi sepse mund të bëni ndonjë gabim. Sipas Dritare.net, në punë edhe pse mund të merrni ndonjë përgjigje negative nuk duhet të trishtoheni dhe as të dorëzoheni. Urani do sjellë goxha probleme me financat duke iu shtyrë të shpenzoni pa limit.
Binjakët
Nëse doni që gjithçka t'iu ecë më mirë duhet t'i besoni Hënës sot dhe të ndiqni këshillat e saj. Ky planet në fakt këshillon shumë maturi dhe kujdes në hedhjen e hapave. Nëse jeni në një lidhje do mendoni se nuk keni përfituar shumë nga koha e beqarisë dhe do tentoni aventura. Ju që jeni ende vetëm do e vuani aq shumë këtë situatë saqë do e mbyllni me dy dyer zemrën tuaj. Do jeni të dëshpëruar. Yjet nga ana tjetër ju këshillojnë të tregoheni më të hapur sepse do ketë edhe takime. Në punë herë pas here do ndiheni edhe të bllokuar, por nuk do lejoni që të humbisni. Tregohuni me striktë me menaxhimin e financave që mos bini në humnerë.
Gaforrja
Neptuni do ju shtojë edhe më shumë dëshirën për të realizuar disa nga ëndrrat tuaja më të bukura dhe më të çmendura. Për ju që keni një lidhje, deti i dashurisë mund të ketë disa dallge, të cilat do ua prishin paksa qetësinë në çift. Fatmirësisht mund të mbështeteni tek Jupiteri dhe Venusi, të cilët do iu ndihmojnë të përballoni gjithçka. Ju beqarët nuk do jeni aspak të tërhequr nga aventurat pa të ardhme, por kësaj here do takoni personin ideal. Në punë do merrni kritika, por kjo nuk duhet t'iu mërzitë. Pranojini gabimet dhe mundohuni që të bëni më të mirën që sot e tutje. Me financat nuk do keni asnjë problem, por gjithsesi mirë është të tregoheni të kujdesshëm.
Luani
Marsi dhe Venusi do iu japin krahë gjatë kësaj dite. Do doni të argëtoheni sa më tepër pa i marrë gjërat shumë seriozisht. Nëse keni një lidhje do jeni me entuziastë dhe më të dashuruar se kurrë. Mund të merrni telefonata, mesazhe të ëmbla, por edhe surpriza fantastike nga ai që keni në krah. Do ndiheni vërtet të përmbushur. Ju beqarëve nuk do ju mungojnë mundësitë për njohje, por do preferoni të prisni edhe pak kohë. Në punë nuk do fokusoheni mjaftueshëm tek ato që duhet të bëni pasi do jeni të angazhuar me diçka tjetër. Sektori i financave do behet edhe me delikat deri në fund të ditës. Do jeni të pandërgjegjshëm me shpenzimet dhe do bëni gabime të shpeshta.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite nuk do ketë të pamundura për ju dhe do luftoni fort për të arritur atje ku dëshironi. Nëse jeni në një lidhje duhet të jeni më të kuptueshëm dhe më tolerantë me partnerin. Këto janë bazat për të pasur një jetë të mirë në çift. Nëse jeni beqarë do takoni dashurinë dhe pasionin. Vetëm bëni kujdes sepse flaka e tyre edhe mund t’iu djegë pak. Në punë do jeni më profesionistë dhe do i hidhni hapat një e nga një. Shefat do iu besojnë edhe çështje jetike. Në planin financiar duhet të tregoheni serioze. Shtrëngojeni pak rripin dhe mos bëni shumë shpenzime për të mos pasur pasoja as më vonë.
Peshorja
Gjatë kësaj dite mundohuni të mos flisni para se të mendoheni sepse do vazhdoni të bëni gabime. Nga ana tjetër me durim dhe këmbëngulje do i arrini objektivat. Nëse keni një lidhje dhe kohët e fundit problemet kanë pushtuar marrëdhënien tuaj ka ardhur koha të bëni ndryshime. Ju beqarët do merrni një dhuratë nga yjet. Mundohuni që të bëni kujdes me atë që do zgjidhni për të mos pasur probleme më vonë. Sipas Dritare.net, jeta profesionale do përparojë goxha. Do jeni shumë të kujdesshëm dhe asgjë nuk do ju ndalë për të arritur atë që keni programuar. Sot pritet që situata financiare të përmirësohet. Mund të bëni investime afatshkurtra dhe transaksione financiare të frytshme. Me pak fjalë do keni fat.
Akrepi
Hëna do ju nxitë të keni edhe më shumë besim tek vetja gjatë kësaj dite dhe me maturi dhe delikatesë të zgjidhni çdo lloj vështirësie që do iu dalë. Rutina do jetë armiku më i keq i jetës në çift. Do doni me gjithë shpirt të ndryshoni gjithçka për të përjetuar emocione dhe nëse do ju jepet mundësia për ndonjë aventurë do e keni të vështirë t’i rezistoni tundimit. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë. Nuk do e dëgjoni arsyen, por do bëni çfarë ju thotë zemra. Në punë do jepni çdo gjë nga vetja juaj për të arritur atje ku keni dashur. Në fakt të gjithë do ju vlerësojnë për aftësitë që keni dhe për këmbënguljen. Financat do fillojnë të rriten dhe kjo si pasojë e një çmimi që ju mund të merrni. Përfitoni sa më shumë.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do ju mungojë disi motivimi, por me kalimin e orëve do gjeni një burim tjetër energjie. Nëse jeni në një lidhje, mëngjesi do jetë pak i ftohtë dhe të dy palët do jeni të vrenjtur. Humori do ju rikthehet pas mesditës dhe mbrëmja do jetë akoma më e nxehtë. Nëse jeni beqarë do keni fatin të takoheni me persona të rinj, por do i bini me shkelma. Nuk do dini si të flisni me personat që do takoni dhe do bëni gabime që do i largojnë ata menjëherë. Në punë do ndiheni herë pas here të bllokuar, por nuk do e humbisni asnjë moment optimizmin. Në planin financiar do jeni të detyruar të ruani ekuilibrin.
Bricjapi
Sot do tregoheni shumë të vendosur dhe gati për të vepruar. Hëna do ju ndihmojë edhe të filloni projekte interesante. Ju që keni lidhje dhe ndiheni të lumtur, Plutoni do iu sjellë një fllad romantizmi. Nga ana tjetër, nëse marrëdhënia juaj me partnerin nuk po shkon si duhet, mund të ketë edhe ndarje. Ju beqarët duhet të përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për të bërë takime. Do njiheni me dikë serioz, por të mrekullueshëm. Në punë Dielli do ju bëjë paksa të paduruar, megjithatë jo vetëm që nuk do ju dalin probleme, por do hidhni edhe hapa para. Mos jepni hua sepse do iu duhen shumë paratë.
Ujori
Pas një mëngjesi me moral paksa të rënë, pjesa tjetër e ditës do ecë edhe më mirë sot. Do ju rikthehet buzëqeshja dhe dëshira për të jetuar. Marsi do iu bëjë shumë të drejtpërdrejtë ju që keni një lidhje dhe do iu mungojë durimi. Partneri edhe mund ta pranojë këtë sjellje, por mund të ndodhë edhe e kundërta dhe të fillojnë debatet. Ju beqarët nuk do ndiheni më vetëm sepse Venusi do iu sjellë një takim të veçantë. Në punë do jeni akoma më të motivuar se më parë dhe do ndiheni gati të guxoni më shumë. Fatmirësisht situata financiare nuk do jetë problematike, por mirë është të tregoheni pak të kujdesshëm me shpenzimet.
Peshqit
Hëna nuk do ju favorizojë shumë sot dhe here pas here mund të ndiheni nëpër udhëkryqe. A priori, prezenca e Venusit do duhet të mbronte jetën tuaj në çift, por në fakt ju do jeni të shpërqendruar dhe mendimet nuk do iu përputhen shumë me njëri-tjetrin. Për ju beqarët do jetë në program joshja. Përfitoni nga kjo për të bërë për vete atë që iu pëlqen. Me pak përpjekje keni për ta parë se do ia dilni. Në punë, do kaloni më shumë kohë në kuzhinë duke folur me kolegët sesa para kompjuterit. Mund të merrni edhe ndonjë kritikë të vogël. Sektori financiar do vazhdojë të jetë i mbrojtur. Falënderoni yjet për këtë sepse pa to do kishit shumë probleme. /dritare.net