
Detaje të reja nga shpërthimi i karburantit në Lezhë, dy të plagosur rëndë
E Diel 25 Gusht 2019, 08:08
Dritare.net

Mbrëmjen e djeshme në superstradën Lezhë-Laç, ka shpërthyer një pikë karburanti. Si pasojë janë plagosur 6 persona, dy prej të cilëve kanë qenë punonjës të karburantit, ndërsa të tjerët ndodheshin rastësish aty pranë kur ndodhi ngjarja.
Njëri prej të plagosurve, shtetasi N. P, ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë djegie të shumta. Ai është transportuar në QSUT, për shërbim më të specializuar.
Ndërsa shtetasi Bardhok Bushati, 36 vjeç është dërguar në Spitalin e Traumës.
Në flakë është përfshirë edhe një makinë e cila po kalonte në rrugën kryesore gjatë shpërthimit.
Shkak i kësaj ngjarjeje mësohet të ketë qenë një shkëndijë e energjisë elektrike./L.F-dritare.net

















