Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bunkerët e Shqipërisë, tani në një album në Londër

Bunkerët e Shqipërisë, tani në një album në

National Geographic i ka kushtuar një shkrim bunkerëve të kohës së diktaturës komuniste në Shqipëri, të cilët sot janë rikonceptuar si muze apo kafene.“Numri i saktë i bunkerëve ushtarakë të shpërndarë anembanë Shqipërisë është i debatueshëm. Raporti varion nga rreth 175,000 deri në 750,000 nga bunkerët e mbushur me çimento apo çimento dhe çelik, të cilët kishin për qëllim ta mbronin këtë vend në Gadishullin Ballkanik në Evropën Juglindore.

Sot, tre dekada që nga vdekja e diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili sundoi nga viti 1944 deri në vitin 1985, qytetarët i shohin bunkerët e përhershëm si përkujtues të dhimbshëm të një të shkuare të vështirë. Sidoqoftë, shqiptarët, të shkathët nga natyra, po e shndërrojnë skenarin dhe po u japin objekteve jetë të re, si restorante, bare, kafene dhe madje edhe muzeume”, thuhet në shkrimin e National Geographik.

Tani të gjitha fotografitë e marra ne koheë e stinë të ndryshme nga fotografi anglez Robert Hackman do të jenë pjesë e një albumi arti që ka hyrë në botim në një prej shtëpive më prestigjioze angleze Dewi Lewis Publishing, dhe do të jetë gati shumë shpejt. AMSHC po financon albumin që do të jetë një kartëvizitë serioze për turizmin shqiptar dhe historinë e vendit , dikur me bunkerë, sot me turistë./dritare.net