Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bunkerët e komunizmit, gati albumi në Londër

Bunkerët e komunizmit, gati albumi në Londër
Bunkerët e komunizmit mbeten një nga atraksionet më të mëdha turistike, të Shqipërisë, aq pak sa kane mbetur.  Ata janë të mëdhenj dhe me një konstruksion të fortë, që mbartin një histori lufte, dhe se herë i shikon të kujtojnë regjimin e egër komunist.

Në bunkerë, janë bërë shumë investime nga qeveria e asaj kohë duke ndërtuar 500 mijë të tillë, sepse sipas tyre ishin pengesë për pushtimin,  gjatë Luftës së Ftohtë.

Një fotograf britanik, gjatë vizitave te tij të shpeshta,  në Shqipëri në vitin 2008, i ka fotografuar bunkerët, por jo të gjithë.

Fotografi Robert Hacman ka zgjedhur të fotografojë dhe të përshkruaj vetëm ata që janë ripërdorur për qëllime të tjera fitimprurëse, si për shembull, bunkerët e transformuar në kafe, në shtëpi, apo dhe pjesë të tyre që janë përdorur për ndërtimin e urave dhe rrugëve.

Koleksioni  i fotove të Hackman është një punë fitimprurëse për Shqipërinë, sepse ngjall interesin e vizitorëve britanike për shqiptarët dhe ka nxit turizmin.

Në vitin 2014 u bë një ekspozitë e madhe e kësaj vepre në Muzeun Kombëtar të Historisë së Shqipërinë, në Tiranë.

Puna e madhe e fotografit britanik për bunkerët e komunizmit nuk do të qëndrojë vetëm në përmasat e një ekspozite në Shqipëri, por do shtrihet edhe më gjerë duke krijuar një album , i cili po behet gati nga shtëpia më prestigjioze  angleze “Dewi Lewis Publishing”. Për momentin, albumi po dizajnohet dhe përpunohet, por shumë shpejt ai do të përfundojë, dhe do të jetë një kartëvizitë e mire për mijëra turistë./dritare.net