Valë e re infektimesh/ Spanja mbyll diskotekat, ndalon pirjen e duhanit në rrugë
Dritare.net
Burimi: El Pais
Në 24 orët e fundit u regjistruan 3,000 raste të tjera me koronavirus në Spanjë. Në këtë situatë qeveria spanjolle mori dy masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së Covid-19. U vendos që të mbyllen club-et e natës dhe ndalohet pirja e duhanit në rrugë, kur nuk respektohet distancimi social. Përveç mbylljes së diskotekave, jeta e natës në përgjithësi do të jetë e kufizuar, madje edhe baret do të mbyllen në mesnatë, informon dritare.net.
Kjo u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa. Qeveria Spanjolle gjithashtu ka urdhëruar ndalimin e pirjes së duhanit në rrugë nëse distanca prej 2 metrash nuk mund të respektohet. Këto dy masa të rrepta, të vendosura më parë në Galicia dhe Balearics, tani po shtrihen në të gjithë vendin./K.C/dritare.net