Na ndiqni edhe në

Bota

Vaksina në Kinë, gati në nëntor

Vaksina në Kinë, gati në nëntor

Vaksina kundër koronavirusit që po zhvillohet në Kinë mund të jetë gati për përdorim nga publiku i gjerë që në nëntor, tha një zyrtar i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raporton Reuters.

Kina ka katër vaksina COVID-19 në fazën përfundimtare, të provave klinike. Të paktën tre prej tyre janë eksperimentuar te punonjësit që janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin.

"Provat klinike të fazës 3 po vazhdojnë normalisht dhe vaksinat mund të jenë gati për publikun e gjerë në nëntor ose dhjetor", thanë ekspertët kinezë.

Prodhuesit globalë të vaksinave po garojnë për të zhvilluar një vaksinë efektive kundër virusit i cili ka vrarë më shumë se 925,000 njerëz./L.F-dritare.net