
Trump ndryshon qëndrim: Jam pro mbajtjes së maskës edhe pse të bën të dukesh si Lone Ranger!
E Enjte 2 Korrik 2020, 08:08
Dritare.net
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ndryshuar qëndrim në lidhje me maskat mbrojtesë ndaj koronavirusit.
Trump, i cili ka kundërshtuar prej kohësh mbajtjen e tyre, tashmë është shprehur pro dhe ka krahasuar vetem me një personazh filmash.
“Ja pro mbajtjes së maskës dhe pse ato të bëjnë të dukesh si Lone Ranger”, ka thënë Trump.

Lone Ranger
Ai gjithashtu u shpreh se nuk ka nevojë që maskat të bëhet të detyrueshme, ndërsa përsëriti se ato e frenojnë përhapjen e Covid-19.
Në 24 orët e fundit SHBA ka regjistruar rreth 52.000 raste të reja me koronavirus. Tashmë vendi ka gati 2.7 milionë të infektuar dhe më shumë se 128.000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins./E.B-dritare.net

















