Na ndiqni edhe në

Bota

Trump kërcënon Iranin: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte

Trump kërcënon Iranin: Një civilizim i tërë do të

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar për një zhvillim dramatik, duke deklaruar se “një civilizim i tërë do të vdesë sonte” nëse Irani nuk arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara.

Në një postim të publikuar në platformën Truth Social, Trump shkroi:

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara mund të mbizotërojnë, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare e mrekullueshme. Kush e di?”
Ai shtoi se momenti i mbrëmjes së sotme mund të jetë një nga më të rëndësishmit në historinë e gjatë dhe komplekse të botës.

“Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vite zhvatjeje, korrupsioni dhe vdekjeje do të marrin fund. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Iranit!”, shkroi Trump.
Sipas raportimeve, Trump i ka dhënë Iranit një afat deri në orën 20:00 sipas kohës së SHBA-së, për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, një rrugë strategjike detare për tregtinë globale të naftës.

Deklarata e presidentit amerikan vjen mes tensioneve të rritura në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek nga afër zhvillimet që mund të kenë pasoja të mëdha globale./K.C/dritare.net