The Ferragnez si familja Kardashian. Seri dokumentarësh për jetën e tyre!
Dritare.net
Hapat e parë të Viktorias duke qeshur, vërshimet mitike kapriçioze të Leos, përqafimet lozonjare të Fedez, shikimi plot dashuri i Chiaras, herët a vonë do të ndodhte që jeta në dritaren e Instagramit të çiftit më të pëlqyer në Itali, të bënte një kërcim drejt një sfere tjetër. Quhet “The Ferragnez”, një dokumentar me tetë episode.
Familja e Ferragnit, Fedez, Leone dhe Viktorias në një format të ngjashëm me The Kardashian?
Formula e dokumentarit është thuajse e njëjtë. Realiteti i një familjeje të njohur, transmetuar në televizion, klasike në TV në Amerikë prej vitesh,që tashmë po merr jetë edhe në Itali nga familja Ferragnez.
“Familja ime dhe unë jemi vërtet krenarë të njoftojmë serialin tonë të ri televiziv: The Ferragnez. Do të dalë në mbarë botën këtë dhjetor në Amazon Prime Video. Nuk mund t'ju them më shumë, por mezi pres të dalë. Jam i sigurt që do t’ju pëlqejë ”, ka shkruar influencerja në Instagramin e saj me 24.8 milionë ndjekës, postim i parë dhe i komentuar në pak orë nga gati 3 milionë njerëz./L.F-dritare.net
View this post on Instagram