
Sondazhi i Eurobarometrit: Evropianët pesimistë për standardin e ardhshëm të jetesës!
E Mërkurë 6 Dhjetor 2023, 09:09
Dritare.net

Shtatëdhjetë e tre përqind e evropianëve mendojnë se standardi i tyre i jetesës do të ulet gjatë vitit të ardhshëm, sipas një sondazhi të Eurobarometrit të publikuar këtë mëngjes.
Gati gjysma (47%) kanë reduktuar standardin e tyre të jetesës, 26% jo por presin të ulet gjatë vitit të ardhshëm. 37% kanë vështirësi për të paguar faturat ndonjëherë ose shumicën e kohës, zbuloi studimi.
Të pyetur gjatë 12-të muajve të fundit, a kanë pasur vështirësi për të paguar faturat në fund të muajit, 36% e grekëve pohuan: shumicën e kohës ndërsa 50% e të anketuarve pohuan: kohë pas kohe. 14% thanë “pothuajse kurrë/asnjëherë”.
Në Suedi, 93% pohuan: pothuajse kurrë/asnjëherë, se kanë vështirësi në pagesën e faturave./M.K-dritare.net

















