Na ndiqni edhe në

Bota

Si ia doli Zelanda e Re të mos ketë asnjë rast me koronavirus, për 100 ditë!

Si ia doli Zelanda e Re të mos ketë asnjë rast me koronavirus,

Burimi: CNN

Zelanda e Re ka shënuar një moment historik për t'u patur zili, ka kaluar më shumë se 100 ditë pa infektime të reja që nga momenti kur rasti i fundit me Covid-19 vinte nga një burim i panjohur.

Vendi ka raportuar 1219 raste të konfirmuara, përfshirë vetëm 21 raste aktive. Asnjë rast nuk ka rezultuar nga transmetimi komunitar brenda 100 ditëve, njoftuan autoritetet ditën e djeshme. Të gjitha rastet e reja vinin nga jashtë. Në total, ishulli me 5 milionë banorë ka raportuar vetëm 21 vdekje nga koronavirusi.

Ndërsa vendet e tjera, përfshirë Australinë dhe ShBA-në, vazhdojnë të luftojnë shpërthimet, Zelanda e Re është mbajtur si shembulli se si luftohet Covid-19. Një arsye kryesore është se megjithëse vendi ka nën kontroll koronavirusin, autoritetet vazhdojnë të testojnë mijëra njerëz në ditë.

Si ia doli Zelanda e Re të mos ketë asnjë rast me koronavirus,

Strategjia e Zelandës së Re ishte e thjeshtë, sipas kryeministres Jacinda Ardern. Ajo mbylli kufijtë me vendet e tjera më 19 mars dhe vendi kishte vetëm 28 raste të konfirmuara me Covid-19. Dhe ai njoftoi një izolim mbarëkombëtar më 23 mars, kur kishte 102 raste pozitive dhe asnjë vdekje.

Bllokimi i Zelandës së Re ishte i rreptë, pa lëvizje, pa plazhe dhe pa festa. Rregullat e rrepta ishin menduar të qëndronin për 5 javë, por vendi mbeti i mbyllur edhe për dy javë të tjera.

Kjo ishte e gjitha pjesë e strategjisë për eliminimin e virusit. Eliminimi nuk nënkupton zhdukjen e virusit përgjithmonë nga Zelanda e Re, por eliminimin e zinxhirëve të transmetimit komunitar. Zelanda e Re priti derisa kurba ra, para se të hiqte kufizimet. Më 8 qershor kryeministrja Ardern njoftoi se të gjitha kufizimet do të hiqen, pasi situata ishte përmirësuar, informon dritare.net

Që nga qershori vendi u kthye përsëri në normalitet dhe nuk ka pasur më nevojë për kufizime të rrepta.

Zelanda e Re e shoqëroi bllokimin me kufizime të rrepta kufitare dhe vetëm qytetarët e saj lejoi të futeshin dhe të kalonin dy javë në një strukturë të aprovuar nga qeveria.

Ndërsa sipas Ministrisë të Shëndetësisë të Zelandës së Re, 70% e rasteve ishin të importuara ose ishin të lidhura me importet.

Si ia doli Zelanda e Re të mos ketë asnjë rast me koronavirus,

Por çfarë bëri Zelanda e Re ndryshe nga të tjerët?!

Në të gjithë botën, ka pasur shumë vëmendje vendosja me detyrim e maskës për pengimin e përhapjes koronavirusit, por në Zelandë të Re maska nuk ka qenë një mjet për të luftuar virusin dhe gjithashtu autoritetet vendase e kishin të vështirë për t`i siguruar ato. Por është respektuar distanca sociale.

Si ia doli Zelanda e Re të mos ketë asnjë rast me koronavirus,

Përveçse strategjive të Shëndetit Publik, Zelanda e Re ka disa avantazhe natyrore. Ajo nuk ka kufij tokësorë, duke i dhënë asaj më shumë kontroll se kush hyn në vend. Ndërsa vlen për t'u përmendur edhe fakti se ajo nuk ka një popullsi të dendur, vetëm 18 banorë/km2 , këtë avantazh nuk e kanë pasur vende si SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe India.

Por përsëri autoritetet në Zelandë të Re rekomandojnë që të gjithë duhet të përgatiten për një shpërthim rastesh dhe të kenë sa më shumë maska në dispozicion./Pwrshtati: Rozana Prençi/dritare.net