
Pas 17 vitesh, Gjykata e Lartë në SHBA lejon ekzekutimin federal
E Martë 14 Korrik 2020, 09:09
Dritare.net
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas 17 vitesh ka lejuar ekzekutimin federal. I pari që do të përballet me dënimin me vdekje është vrasësi i trefishtë Daniel Lewis Lee, i cili ka vrarë një çift dhe fëmijën e tyre 8-vjeçar.

DANIEL LEE
Disa ekzekutime janë vonuar për shkak se një gjykatës tha të hënën se ka ende sfida juridike të pazgjidhura kundër departamentit të drejtësisë.
Të burgosurit e dënuar kanë argumentuar se injeksione vdekjeprurëse përbëjnë "dënime mizore dhe të pazakonta"./E.B-dritare.net

















