Na ndiqni edhe në

Bota

Në Japoni, Kore të Jugut dhe Australi, infeksionet janë minimale. Ja pse!

Në Japoni, Kore të Jugut dhe Australi, infeksionet janë minimale.

Burimi: Corriere della Sera

Kronikat e botës tjetër të Covid-19. Ndërsa Italia dhe i gjithë Perëndimi po merren me valën e dytë të pandemisë dhe po përpiqen të kontrollojnë numrat, ekziston një pjesë e planetit ku virusi po përhapet ngadalë. Po përparojnë në shkallën e disa qindra ose dhjetëra rasteve ditore. Është Lindja e Largët, e cila pasi miratoi masa të ashpra pranverën e kaluar, tani po jeton e mbrojtur nga kërcënimet e tjera. Japonia, Koreja e Jugut, Tajvani, Tajlanda, por edhe Australia e Zelanda e Re janë disa nga vendet që janë kursyer nga koronavirusi, tani për tani.

Në Japoni, Kore të Jugut dhe Australi, infeksionet janë minimale.

Japonia regjistron vetëm qindra raste, ndërsa në gusht kaloi shifrën prej 2000 rastesh në ditë. Koreja e Jugut është edhe më e mirë, vetëm dhjetëra raste dhe asnjë viktimë. Nga ana tjetër në Tajlandë infektimet numërohen me gishtat e duarve. Të njëjtin indeks e ka regjistruar edhe Australia dhe Zelanda e Re. Megjithatë, virusi po qarkullon në Azi. India, Malajzia, Bangladeshi, Indonezia po përballen me një situatë si ajo në Evropë.

Por cili është çelësi që këto vende po triumfojnë?

Në Japoni, Kore të Jugut dhe Australi, infeksionet janë minimale.

Çelësi i Japonisë, teknologjia

Në Japoni suksesi në luftën kundër koronavirusit i atribuohet mbi të gjitha përdorimit të gjerë të maskave. Maskat përdoreshin edhe para pandemisë, për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga ftohjet dhe alergjitë. Ajo ka izoluar ato grupe që infektojnë më shumë dhe që janë më të rrezikuara. Japonia nuk u kap e papërgatitur. Ajo përdori edhe teknologjinë më të fundit, pra teknikën e gjurmimit retrospektiv, duke rindërtuar lëvizjet e pacientit shumë kohë para infektimit. U bë një përpjekje për të parandaluar situatat që konsiderohen më shumë të rrezikuara: hapësira të mbyllura, të mbushura me njerëz, kontakte të ngushta. E gjithë kjo duke përdorur gjerësisht teknologjitë e informacionit dhe inteligjencën artificiale. Teknologjia ka bërë që shumë ta kalojnë punën në shtëpi, duke promovuar në mënyrë agresive teknologjinë e telepunimit dhe duke çliruar njerëzit nga nevoja për të përdorur trenat e Tokios të mbushur plot me udhëtarë. Teknologjia ka treguar se është një mbështetje e domosdoshme për testet e shpejta të pështymës dhe për antitrupat, informon dritare.net

Në Japoni, Kore të Jugut dhe Australi, infeksionet janë minimale.

Koreja e Jugut dhe gjurmimi i të dhënave

Digjitalizimi dhe përdorimi i të dhënave të rëndësishme konsiderohen çelësi i suksesit në luftën kundër koronavirusit, edhe në Korenë e Jugut. Këtu në fillim situata dukej se po dilte nga kontrolli. Kurba e epidemiologjisë qe marramendëse edhe nëse rastet ishin të përqendruara kryesisht në zonat e mëdha urbane si Seuli dhe Daegu. Pastaj politikat masive të gjurmimit të popullsisë u miratuan përmes aplikacioneve në smartphone, por gjithashtu duke përdorur koleksione të të dhënave "rrjetë" përmes gjurmëve të lëna nga kartat e kreditit ose imazhet nga kamerat, në vendet publike.

Në Japoni, Kore të Jugut dhe Australi, infeksionet janë minimale.

Australia, Melburn 112 ditë e izoluar

Një shembull tjetër i virtytshëm është Australia, edhe pse vendi ka kaluar kohë të vështira. Rastet dhe vdekjet e eliminuara pothuajse në ditët e fundit ndiqen nga një sezon kur epidemia po e copëtonte vendin. Situata më problematike ishte në korrik në rajonin e Melburnit, ku janë numëruar 90% e vdekjeve të koronavirusit në rang vendi. Këto ditë, autoritetet lokale i kanë dhënë fund izolimit pas 112 ditësh. Për më tepër, askush nuk ishte i autorizuar të hynte ose të dilte nga rajoni përveç për arsye që duhet të ishin rreptësishtë të domosdoshme. Një ndërhyrje shumë drastike, por që kufizoi menjëherë përhapjen e sëmundjes. Vendi zbaton edhe karantinën për këdo që vjen nga jashtë, një nga më të rreptat./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net