Na ndiqni edhe në

Bota

Mbretëresha Elisabeth uron djalin e Harry dhe Meghan në 2-vjetorin e lindjes!

Mbretëresha Elisabeth uron djalin e Harry dhe Meghan në 2-vjetorin e

Mbretëresha ka uruar djalin e Harry dhe Meghan, Archie-n për ditëlindje pasi ai feston sot 2-vjetorin. Një postim në llogarinë e familjes mbretërore i uron ditëlindjen Archie-t.

Mbretëresha Elisabeth uron djalin e Harry dhe Meghan në 2-vjetorin e

“Duke i uruar Archie Mountbatten-Windsor një ditëlindje të lumtur sot". Princi Charles ka dërguar gjithashtu urimet e tij më të mira për nipin e tij, duke ndarë një foto bardh e zi me djalin Harry dhe nipin Archie. Llogaria e familjes mbretërore postoi një fotografi të Meghan dhe Harry duke mbajtur Archie-n, të shkrepur vetëm disa ditë pasi lindi vogëlushi në vitin 2019.

Mbretëresha Elisabeth uron djalin e Harry dhe Meghan në 2-vjetorin e

Fëmija i parë i Sussexes lindi më 6 maj 2019. Ai është i shtati në rend të fronit dhe nuk ka një titull aktualisht.

Për ditëlindjen e parë të Archie-it, duka dhe dukesha e Sussexes-it postuan një video të Meghan duke lexuar librin për fëmijë, “Patoku! Lepuri !”, djalit të saj.

Në shkurt çifti njoftoi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Princi Harry ishte për herë të fundit në Mbretërinë e Bashkuar në prill për funeralin e gjyshit të tij, Dukës së Edinburgut. Sidoqoftë, Meghan qëndroi në Kaliforni sipas këshillës së mjekut të saj.

Duka dhe dukesha u tërhoqën nga familja mbetërore dhe thanë se do të punonin për t'u bërë të pavarur financiarisht marsin e kaluar./dritare.net