Na ndiqni edhe në

Bota

Manjati kinez që kritikoi presidentin për menaxhimin e  pandemisë, dënohet me 18 vjet burg

Manjati kinez që kritikoi presidentin për menaxhimin e 

Një miliarder kinez që kritikoi presidentin Xi Jinping për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, është burgosur për 18 vjet. Ren Zhiqiang, një manjat i pasurive të patundshme në pension, u zhduk në mars pasi ai pretendohet se shkroi një kritikë të ashpër për Xi për menaxhimin e pandemisë. Ai më vonë u akuzua për vepra korrupsioni, informon dritare.net.

Të martën, një gjykatë në Pekin e shpalli Ren fajtor për akuza të shumta, duke përfshirë përvetësimin e rreth 16.3 milion dollarë në fonde publike, ryshfet dhe abuzimin me pushtetit që shkaktoi humbje në total $ 17.2 milion për shtetin.

Gjyqtarët e dënuan atë me 18 vjet burg dhe vendosën një gjobë prej 620,000 dollarësh. Gjykata tha se ai pranoi vullnetarisht të gjitha krimet e tij dhe ishte i gatshëm të pranonte vendimin e gjykatës .

69-vjeçari Ren kishte qenë shpesh i hapur për politikën kineze, shumë më tepër sesa lejohet zakonisht në shtetin autoritar.

Çiltërsia e tij i dha atij nofkën "The Cannon" në mediat sociale kineze. Nëse ai vuan dënimin e tij të plotë, ai do të jetë në fund të të 80-ave deri sa të lirohet./L.F-dritare.net