Na ndiqni edhe në

Bota

Macron në Davos: Po shkojmë drejt një bote pa rregulla!

Macron në Davos: Po shkojmë drejt një bote pa rregulla!

Në Forumin Ekonomik Botëror të zhvilluar sot në Davos, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, mbajti një fjalim të fuqishëm, ku kritikoi ashpër zhvillimet në skenën ndërkombëtare dhe paralajmëroi për një botë që po lëviz drejt një “renditjeje pa rregulla”. Ai theksoi se ligji ndërkombëtar po shkelmohet dhe fuqia e më të fortit po dominon marrëdhëniet globale, duke i bërë të qarta kritikat ndaj politikave të presidentit amerikan Donald Trump, pa e përmendur drejtpërdrejt me emër.

Fjalimi i Macron-it erdhi në një moment kur tensionet rreth planit të Trump-it për të blerë ishullin arktik të Grenlandës janë në kulmin e tyre. Presidenti francez theksoi se Evropa duhet të mbrojë sistemin multilaterale dhe sundimin e ligjit, duke mos u dorëzuar ndaj presioneve të fuqive të mëdha. Ai shprehu shqetësim për rikthimin e ambicieve perandorake dhe rrezikun që ato paraqesin për stabilitetin global, duke bërë të qartë nevojën për një qëndrim të bashkuar dhe të përgjegjshëm evropian.

“Evropa duhet të zgjedhë dinjitetin mbi shtypjen, shkencën mbi konspiracionet dhe sundimin e ligjit mbi brutalitetin,” tha Macron, duke theksuar se vetëm respektimi i rregullave ndërkombëtare mund të sigurojë paqen dhe stabilitetin në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme.

Fjalimi i tij është parë si një paralajmërim i fortë për politikat e jashtme të SHBA-së nën Trump, veçanërisht për kërcënimet e përsëritura të presidentit amerikan për të marrë Grenlandën dhe për tarifat ndaj partnerëve europianë. Macron i bëri thirrje Evropës që të qëndrojë e bashkuar dhe e pavarur, duke mbrojtur rendin ndërkombëtar dhe duke mos u dorëzuar ndaj politikave të forcës.

Ky mesazh vjen ndërsa presidenti Trump pritet të marrë pjesë në konferencën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë , ku pritet të japë detaje të mëtejshme lidhur me qëndrimet e tij ndaj Grenlandës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare./K.C/dritare.met