
Kurti pas takimit me Thaçin: Kushtetuta s’krijon alternativa të tjera veç zgjedhjeve
E Mërkurë 1 Prill 2020, 12:12
Dritare.net
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me presidentin e Hashim Thaçi. Pas takimit, Kurti tha se kanë shprehur bindjen se Kushtetuta e Kosovës nuk krijon mundësi në kontekstin aktual politik të ketë qeveri të re, pa Kuvend dhe zgjedhje të reja.
Më tej, Kurti tha se pas një mocioni të mosbesimit ajo që ngelet është të shkohet në zgjedhje.
Sipas tij, presidenti Thaçi është zotuar se do ta respektojë Kushtetutën, ligjin dhe praktikat e mëhershme.
“E di që ndodhemi në betejën kundër virusit korona dhe kjo mund ta shtyjë ca datën e zgjedhjeve, por Kushtetuta e Kosovës nuk krijon mundësi dhe alternativa tjera”, tha Kurti.
E.B-dritare.net

















