Koreja e Jugut do të mbajë zgjedhje pavarësisht koronavirusit
Dritare.net
Koreanët e Jugut po dëshmojnë angazhimin e tyre të plotë për demokracinë, duke votuar në sondazhet zgjedhore, në mes të pandemisë së koronavirusit.
Dy ditët e votimit të parakohshëm, përpara zgjedhjeve parlamentare të mërkurën e ardhme, kanë treguar se njerëzit duan të votojnë.
Të gjithë votuesit duhet të kontrollojnë temperaturën dhe të mbajnë maska e doreza, para se të votojnë.
Koreja e Jugut regjistroi 27 raste të reja sot, duke e çuar totalin në 10.450 të prekur. Numri i vdekjeve gjithashtu ka shkuar në 208, sipas Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Qyteti Daegu, i cili ishte epiqendra e krizës së koronavirusit në vend nuk ka regjistruar asnjë rast sot, për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë./E.B-dritare.net