Na ndiqni edhe në

Bota

Italia bllokon eksportin e vàksinave kundër Còvid-19 në Australi!

Italia bllokon eksportin e vàksinave  kundër Còvid-19 në

Italia ka mbledhur fuqitë e Bashkimit Evropian për të bllokuar eksportin e 250,000 dozave të vàksinave kundër Còvid-19 në Australi, në një përshkallëzim të një mosmarrëveshje midis BE-së dhe gjigandit të barnave, AstraZeneca. Zëdhënësi i kryeministrit italian Mario Draghi, Paola Ansuini konfirmoi lajmin për CNN, duke shtuar se Italia dhe Komisioni Evropian kishin rënë dakord mbi veprimin. Në fund të janarit BE-ja u përfshi në një luftë publike dhe të ashpër me AstraZeneca-n për vonesat e vàksinave, pasi kompania këshilloi bllokun se do të jepte miliona doza më pak sesa ishte dakorduar në fund të marsit. Pas kësaj, Komisioni Evropian miratoi masa të reja që u dhanë vendeve fuqinë për të kufizuar eksportimin e vàksinave kundër Còvid-19 jashtë bllokut, në disa situata. BE-ja ka thënë se mekanizmi i ri nuk do të ndikojë në ndihmën humanitare ose COVAX, iniciativa globale që synon shpërndarjen e rreth 2 miliardë vàksinave në vendet e varfëra. Përhapja e vàksinave të bllokut tregtar ka vazhduar të lëkundet. Vetëm 5.5% e popullsisë së bllokut prej 277 vendesh prej 447 milionë banorësh, ka marrë dozën e parë të vàksinës, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë./M.M-dritare.net