Na ndiqni edhe në

Bota

Tërmeti i fortë godet Turqinë

Tërmeti i fortë godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter është regjistruar në Çanakala të Turqisë. Tërmeti është ndjerë në shumë krahina, veçanërisht në Stamboll.

Sipas informacioneve në faqen e AFAD-it, tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10.44 kilometra nën tokë. Njerërit kanë dalë të trembur në rrugë, duke ngjallur frikën e dy tërmete të fuqishme që ranë një vit më parë në Turqi.

Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha se: "AFAD-i dhe të gjitha ekipet e institucioneve tona përkatëse filluan sondazhet në terren për tërmetin me magnitudë 4.9 që ndodhi në Çanakkale Yenice. Tërmeti është ndjerë edhe në krahinat përreth. Nuk ka asnjë situatë negative për momentin. Po ndjekim zhvillimet. Uroj shërim të shpejtë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajttë vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë.",- tha ai.