 
		                       Goditi me shuplakë presidentin francez, gjykata jep dënimin për agresorin!
		                        	E Enjte  10 Qershor 2021, 19:07
		                            
		   	    			Dritare.net

Personi që goditi me shuplakë presidentin francez Macron është dënuar me 4 muaj burg.
Gjykata pranoi menjëherë kërkesën e prokurorisë dhe vendosi 4 muaj burg të detyruar dhe 14 me kusht për Damien Tarel, i cili gjatë seancës mohoi se e kishte përgatitur aktin e shëmtuar.
Gjithashtu Tarel nuk mund të marrë detyra publike dhe të mbajë armë për të paktën 5 vjet. Agresori njihet si aktivist i ekstremit të djathtë dhe anëtar i Jelekverdhëve./dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       