Na ndiqni edhe në

Bota

Emri unik i djalit të Elon Musk, ja kuptimi i X Æ A-12!

Emri unik i djalit të Elon Musk, ja kuptimi i X Æ A-12!

Një ditë më parë CEO i Space X është bërë baba për herë të shtatë. Ndërkohë, emri që kanë zgjedhur t’i vendosin është unik. Musk e njoftoi lindjen e djalit të tyre në një postim në Twitter të martën, duke i thënë një fansi që ata kishin zgjedhur ta quanin X Æ A-12 Musk. Pastaj plasën memet në rrjet për zgjedhjen e Musk, ndërsa pyesin sesi mund ta shqiptonin emrin e tij.

Këngëtarja e Grimes ka zbuluar kuptimin pas emrit unik të djalit të saj të porsalindur.

Muzikantja kanadeze, emri i vërtetë i së cilës është Claire Elise Boucher shpjegoi se "X" nënkupton ndryshoren e panjohur. Ndërkohë, "Æ" shqiptohet AI, që është shkurtim i inteligjencës artificiale dhe përkthehet në "dashuri" në disa gjuhë, të tilla si japoneze. Ylli 32-vjeçar më pas u shpreh se një pjesë e emrit të djalit të saj është një referencë për avionin e preferuar të çiftit.

"A-12 = pararendëse e SR-17 (avioni ynë i preferuar). Asnjë armë, asnjë mbrojtje, thjesht shpejtësi. Madhështor në betejë, por jo i dhunshëm.",- tha ajo. "A" në emër përfaqëson edhe "Archangel", të cilën ajo e përshkroi si kënga e saj e preferuar."/K.C/dritare.net

Emri unik i djalit të Elon Musk, ja kuptimi i X Æ A-12!