Na ndiqni edhe në

Bota

Deklarata e fortë e Donald Trump: Evropa po shpërbëhet

Deklarata e fortë e Donald Trump: Evropa po shpërbëhet

Në një intervistë të gjerë për Politico, presidenti amerikan Donald Trump lëshoi një sërë kritikash të forta kundër Evropës, udhëheqësve evropianë, si dhe ndaj mënyrës se si po trajtohen çështjet kryesore ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe krizën e emigracionit.

Evropa “po shpërbëhet” dhe liderët e saj janë “të dobët”!
Trump deklaroi se Evropa ndodhet në gjendjen e shpërbërjes dhe se udhëheqësit evropianë janë “ të pasigurt” përballë sfidave madhore. Sipas tij, kontinentit i mungon vizioni dhe vendosmëria për të zgjidhur problemet më të mëdha, si emigracioni masiv dhe lufta në Ukrainë.

Ai shtoi se udhëheqës të ndryshëm evropianë “nuk dinë çfarë të bëjnë, as në tregti, as në siguri”.

Mbështetje për figura politike të djathta
Trump tha se do të vazhdojë të mbështesë politikanë me të cilët ndan të njëjtat ide.
Ai përmendi konkretisht: Viktor Orbán (Hungari), të cilin e ka mbështetur hapur dhe Javier Milei (Argjentinë), presidenti libertarian i vendit.
Megjithatë, ai theksoi se nuk synon të ndërhyjë drejtpërdrejt në qeverisjen e Evropës, pasi “detyrat e tij janë në SHBA”.

Marrëdhënia me Erdoganin dhe roli i Turqisë në NATO
Trump e quajti presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan “mik” dhe “një udhëheqës të fortë”. Ai tha se aleatët e NATO-s shpesh e kontaktojnë atë për t’i kërkuar të bisedojë me Erdoganin në momente tensioni, pasi “nuk arrijnë dot të merren me të”. Sipas Trump-i, Turqia është një partner i vështirë, por i rëndësishëm për aleancën.

Ukraina: kritika ndaj Zelensky-t dhe thirrje për zgjedhje të reja
Trump pretendoi se ka propozuar një plan paqeje për Ukrainën, i cili, sipas tij, është pëlqyer nga disa zyrtarë ukrainas, por “Zelensky nuk e ka lexuar ende”.

Ai vuri në dyshim forcën e demokracisë ukrainase. Tha se vendi duhet të zhvillojë zgjedhje të reja dhe akuzoi Zelensky-n se ka humbur mbështetje për shkak të skandaleve të korrupsionit.
Trump-i po ashtu deklaroi se marrëdhëniet mes Zelensky-t dhe Putinit janë aq të përkeqësuara, sa çdo marrëveshje paqeje është “jashtëzakonisht e vështirë”. Ai argumentoi se lufta “nuk do të kishte ndodhur” nëse ai do të ishte president dhe paralajmëroi se në fazat e para mund të rrezikohej madje një konflikt global.

Venezuela, Maduro dhe mundësia e ndërhyrjes ushtarake
Edhe pse Trump thotë se ka një politikë të jashtme më paqësore, ai la të hapur mundësinë e goditjeve ushtarake, ndërhyrjes kundër trafikut të drogës,
madje dërgimit të trupave amerikane në Venezuelë.
Ai e quajti presidentin venezuelas Nicolás Maduro “udhëheqës me ditë të numëruara”, duke theksuar se regjimi i tij eksporton drogë drejt SHBA-së. Trump-i nuk e përjashtoi mundësinë e përdorimit të forcës edhe në Meksikë apo Kolumbi, kundër karteleve të drogës.

Emigracioni dhe sigurie
Trump deklaroi se mijëra kriminelë kanë hyrë në SHBA përmes kufirit jugor, duke kritikuar presidentin Biden se i ka lejuar të futen.
Ai pretendoi se qeveria e tij po i kap, burgos ose deporton këta persona dhe se çdo operacion i suksesshëm shpëton “dhjetëra mijëra jetë amerikane”./K.C/dritare.net