
Blake Lively dhe Ryan Reynolds, prindër për herë të katërt!
Dritare.net
Aktorja 35-vjeçare Blake Lively dhe aktori Ryan Reynolds janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt.
Blake, e cila tashmë është nënë e 3 vajzave James, 7 vjeç, Inez, 5, dhe Betty, 3, u shfaq së fundmi në Forbes Power Women's Summit. Gjatë ngjarjes, Blake nuk mund ta fshihte barkun e rrumbullakosur dhe foli me humor për zgjerimin e familjes së saj, duke thënë:
Më pëlqen thjesht të krijoj. Qoftë kjo në gatim apo tregim, biznese apo njerëz, thjesht më pëlqen shumë të krijoj.
Ryan dhe Blake, të cilët u martuan në vitin 2012, i mbajnë vajzat e tyre larg syrit të publikut, por kjo nuk i ka penguar ata të flasin për jetën e tyre familjare së bashku. Ndërkohë që dinë të jenë prindër shumë të mirë, duket se ajo dhe Ryan dinë gjithashtu se si ta mbajnë gjallë romancën./People/M.K/dritare.net

















