Video/ Barcelona në alarm të kuq për shkak të stuhisë. Përmbytet aeroporti
Dritare.net
Stuhitë e forta që shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në Spanjën lindore javën e kaluar tani po përhapen në Barcelonë, me aeroportin kryesor të qytetit, El Prat.
Shërbimi meteorologjik i vendit lëshoi një alarm të kuq për reshje shiu përgjatë vijës bregdetare të Barcelonës, duke paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë "nëse nuk është absolutisht e nevojshme" dhe të jenë vigjilentë.
Në celularët e qytetarëve u dërguan mesazhe për “reshje të mëdha dhe të vazhdueshme” në periferitë jugore të qytetit. Alarmi u bëri thirrje njerëzve të shmangin kanionet ose kanalet zakonisht të thata.
Saltan las alertas móviles por lluvias torrenciales en las comarcas del interior de Barcelona como el Maresme, el Vallès Occidental y Oriental, Baix Llobregat, el Garraf y el Barcelonès
— Noticias CMM (@CMM_noticias) November 4, 2024
Se ha suspendido la circulación de trenes en Cataluña y desviado vuelos en el El Prat pic.twitter.com/earBtUo36Z
Rrugët janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet e ujit, me drejtuesit e mjeteve që përpiqen të manovrojnë nëpër rrugë gjysmë të zhytura ndërsa përpiqen dëshpërimisht të arrijnë në shtëpitë e tyre për siguri.
Në aeroport, pamjet tronditëse treguan se uji derdhej në parkingjet dhe hynë në ndërtesë, ndërsa udhëtarët u panë duke hequr këpucët para se të shkonin në pistë.
Ministri spanjoll i Transportit Oscar Puente tha se operatori i aeroportit, "Aena" ndryshoi 17 fluturime që do të uleshin në aeroportin El Prat mëngjesin e sotëm për shkak të stuhisë që ka prekur rajonin. Në total, rreth 50 fluturime janë prekur me anulime apo vonesa.
Castelldefels tanca equipaments i suspèn l'activitat municipal fins a les 15.00. Així estan alguns carrers de la ciutathttps://t.co/DgG8JwavuG pic.twitter.com/cCfSGNMR1f
— 324.cat (@324cat) November 4, 2024
Shërbimet hekurudhore të Katalonjës janë anuluar, ndërsa stacionet e metrosë dhe rrugët janë mbyllur gjithashtu, pasi autoritetet përpiqen të kufizojnë lëvizjen e njerëzve dhe të shmangin përsëritjen e katastrofës së javës së kaluar.
Ndërkohë, Mbrojtja Civile kërkoi vëmendje të veçantë nga banorët në jug të qytetit bregdetar të Tarragonës pasditen e sotme, ndërsa shtoi se shira do të ketë në të gjithë frontin bregdetar të Barcelonës, por me intensitet më të ulët./K.C/dritare.net