
Avioni Boeing 737 me 190 pasagjerë në bord, rrëzohet gjatë uljes në Indi
Dritare.net
Një aeroplan i Air India Express me 190 persona në bord është përplasur në aeroportin e Calicut të Keralas, ndërsa po ulej. Avioni, i cili po kthehej nga Dubai, doli jashtë pistës dhe u nda në dy pjesë.
Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar, me shërbimet e urgjencës në vendin e ngjarjes. Të paktën 16 persona, përfshirë edhe pilotin, kanë vdekur.
Shumica e personave në bordin e avionit Boeing 737 janë evakuuar, 35 prej tyre u dërguan në spital me lëndime, thanë autoritetet. Linja ajrore tha që kishte 174 pasagjerë në bord, plus 10 fëmijë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit, nga të cilët dy ishin pilotë në fluturimin IX-1344 kur u rrëzua në Calicut, i njohur gjithashtu si Kozhikode. Fluturimi po operohej nga qeveria për të riatdhesuar indianët e mbetur jashtë shtetit gjatë pandemisë së koronavirusit./K.C/dritare.net

















