Nga Neda Balluku
E di o motra që më shumë i dhemb mamit se sa do të të dhembë ty, kur t'i themi "faleminderit dhe paçim" cicit të dashur. Por nuk është e vërtetë që mësohesh me këtë moment, sa me shumë fëmijë të besh. Madje, më shumë të dhemb e te zë kjo ndjesia e vështirë e melankolisë bashkë me inatin e nevojës për ta përgatitur veten.
Sado të përgatitët mami, o motra ime e vogël, asnjëherë nuk do jetë mjaftueshëm. Sepse vetëm unë e di se çfarë do të thotë për mua kur të pyes "Suzie, cici?" dhe ti më atë gojën e zërin tënd të bukur më përgjigjesh "titi". Vetëm unë e di çfarë ndiej, e bashkë me mua çdo shoqe e imja që ka një vogëlush a një vogëlushe në të njëjtin moment.
Në momentin e shenjtë që duhet t'i themi vetes se sa jemi me fat, që mundem të ushqenim të vegjlit tanë me gji dhe mundemi t'i shkëpusim, e t'i rrisim e t'i gëzojmë.
Te dua shumë motra, avash avash do bësh një gjumë të mrekullueshëm tërë natën edhe unë bashkë me ty.
Se na merove të keqen!/dritare.net