Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Letër për Rudinën: Faleminderit, që udhëtuat në vendin e bekuar të Skraparit!

Letër për Rudinën: Faleminderit, që udhëtuat në

Nga Dane Cerova

Më vjen mirë që keni udhëtuar në vendin e bukur e të bekuar të Skraparit. Emisioni Dritare Tv, keni parë nga afër panoramën e bukur sa keni kaluar Beratin dhe të dy anët e Osumit, të mbushura me gjelbërim. Keni parë qytetin e Poliçanit ku ka punuar një klasë punëtore në kombinatin e armëve e municioneve prej 3300 veta deri në vitin 1991.

Keni vështruar një vend të vogël si Bogova me lokale mikpritëse për turistët. Duke ju afruar Çorovodës shikoni një qytet karakteristik të veçantë ku skraparllinjtë kanë punuar me mjeshtëri çdo ndërtim. Aty ku skraparllinjtë kanë punuar me mjeshtëri çdo ndërtim, aty ku njeriu e turisti gjen qetësi shpirtërore. Uji i guhakut, i ftohtë në çdo kohë 24 orë. Qendra e qytetit, objektet ndërtuar sipas pozicionit gjeografik që i janë përshtatur terrenit. Bashkia e qytetit, një vepër arti. Shtëpia e kulturës, kinemaja, lokalet buzë lumit e Wetedia te Verori ose Sorkadhja. Lagjet e qytetit të ndërtuar rrugicat me kalldrëm. Rrugës për mes qytetit me bukuri të veçantë me lule natyrale. Nga Çorovoda për në hamull, ku keni vështruar një bukuri të veçantë, kanionin e lumit Osum të Skraparit prej 16 km. Nga Çorovoda kalon në Cerenisht ku janë lokalet buzë kanionit e vazhdojnë deri tek ura e Hambullit. Në Dhores keni gjurmën e Albas Aliut dhe më tutje afër Pogazit edhe një vend të bukur të legjendës ‘vrima e nuses’.

Udhëtimi vazhdon deri sa vini te Mulliri i Babait e Ura e Zaberzanit, ku gjen një vend të mrekullueshëm. Te shkrime të vjetra që janë dëmtuar por i mbaj mend mirë në vitin 1971. Mbërritja, te lugina ku shkon te vendi, ku nisen për të bërë raftin me kanoe. Për t’u ulur në çdo lokal ku do të gjesh ushqime me gatime tradicionale, ku padyshim fillimi i parë është te gota e rakisë e Skraparit që është bio. Me dolli e këngë ushqimi që të shijon. Shkurt një vend për t’u mbajtur në kujtesë dhe ndjen kënaqësi shpirtërore./dritare.net