
Nga Igli Çelmeta
Çfarë po ndodh me Kosovën, si është situata në kufi në veri? Pse lista serbe u largua? Situata në Kosovë është shumë më serioze seç po duket, tensionet janë rritur pas daljes së serbëve nga institucionet. Por, çfarë fshihet pas kësaj lëvizje? Serbisë i intereson destabilizimi i institucioneve të Kosovës. Policia e Kosovës e ka mohuar se Njësia Speciale është nisur në Veri, pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka thënë se njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, por se s’ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicë. Por, a është kjo e vërteta?
A ndodhen në rrezik vëllezërit tanë në Kosovë? A po vjen era luftë? A ka forca të shumta ushatarake serbe të pozicionuar ne kufirin verior të Kosovës? A po fluturojnë dronë të armatosur serbë në kufi dhe mbi territorin e shtetit të Kosovës? Çfarë po bën Shqipëria për këtë gjë? Situata është më e rëndë seç, vëllezërit tanë në Kosovë kanë nevojë për ndihmë.
Ajo që unë kuptoj nga ajo çfarë po ndodh në Kosovë dhe plani që ka Serbia, është se nuk bëhet fjalë për reciprocitet, por për të tërhequr vëmendjen nga Ukraina dhe të hapet një vatër në Ballkan. Të gjithë duhet të zgjohemi dhe të ngremë zërin për Kosovën dhë të mbrojmë vëllezërit tanë atje./dritare.net

















