Ambasadorja e Suedisë: Lucia erdhi edhe në Tiranë!
Dritare.net


Festa u kremtua sipas riteve, në ambientet e rezidencës Suedeze në Tiranë ku ishin të ftuar trupi diplomatik ndërkombëtar, personalitete nga Shqipëria gjithashtu edhe disa nga gazetarët e dritare.net.

Festa e Shën Lucisë, është një festë katolike, e cila kremtohet në Itali dhe vendet skandinave. Festohet në 13 dhjetor, ditën më të shkurtër të vitit.
After darkness comes light. Lucia in Tirana - welcome! ?????@SwedeninAL pic.twitter.com/eSYfm8jrEj
— Elsa Håstad (@EHstad) December 12, 2019
Në mbrëmjen e kaluar u festua edhe 50-vjetori i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Suedisë.

Santa Lucia, sipas legjendës, mbante një kurorë me qirinj në kokë, për të ndriçuar rrugën, në mënyrë që duart t’i kishte të lira, për të mbajtur sa më shumë ushqim, për të krishterët që fshiheshin në katakombet e Sirakuzës./L.F-dritare.net
https://www.youtube.com/watch?v=z3M4VfhwnX0