Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Video/ Pema e avokados në Livadh të Himarës!

Video/ Pema e avokados në Livadh të Himarës!

Mbjellja e pemës së avokados po kthehet në një kulturë të mirëfilltë në Shqipëri. Gazetarja Rudina Xhunga përmes një video të shkurtër në rrjetet sociale, na rrëfen pemën, që është kultivuar në kopshtin e një familje në Jug, Himarë.

Video/ Pema e avokados në Livadh të Himarës!

“Kanë nisur avokadot në Jug. Bravo Himara”, shprehet gazetarja.

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Avokadot konsiderohen si një nga produktet natyrale më mirëbërëse për organizmin njerëzor. Një avokado përmban më shumë kalium se banane. Avokadot kanë 14% kalium, ndërsa një banane përmban vetëm 10% kalium. Mes të tjerave ngadalëson plakjen, ul kolesterolin dhe i shërben zemrës së shëndetshme. Parandalon Alzaimerin, ndihmon shërimin e depresioneve, ka fuqi anti-grip dhe është e shkëlqyer për flokët e thatë.

Por për t’u kultivuar kërkon temperatura të ngrohta, pasi ka një ndjeshmëri të lartë ndaj ngricave. Pema duhet të mbillet në anën jugore të shtëpisë ose në një serë, për ta mbrojtur atë nga era dhe ngrica. Për kujdes, duhet ta ushqeni atë me pleh organik dhe një tokë të kulluar mirë.

Pema e avokados nuk ka nevojë të krasitet, përveç se në rastet kur duhet të hiqni degët e thata./M.K-dritare.net