
Situata nga Covid, mësimi për filloren me dy turne në disa shkolla në Tiranë
Dritare.net
Në disa shkolla në kryeqytet mësimi do të zhvillohet ashtu si në vitin e kaluar mësimor, pra me dy turne për klasat fillore deri në të pestën për të respektuar masat kundër COVID-19 dhe ruajtur distancat në klasa. Mësimi do të zhvillohet në oraret 08:00 me 10:00 dhe 10:30 me 12:30. Ndërkohë që mbetet ende për t’u parë si do të zhvillohet mësimi për klasat më të larta, nga e gjashta, pasi vitin e kaluar kanë qenë pjesërisht online.
Burime nga MASR bënë me dije për 'Dritare' se do të zbatohet protokolli i përcaktuar në udhëzuesin e MSHMS dhe se zbatimi i do të jetë tërësisht i bazuar në situatë dhe sipas situatës së Covid.
Një ditë më parë ministrja e Arsimit Evis Kushi zhvilloi një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore Arsimore, ku deklaroi se viti i ri shkollor do të nisë me respektimin e masave anti-COVID në çdo shkollë she se në respekt rigoroz të ruajtjes së distancës, në shkollat apo klasat ku është e nevojshme, do të aplikohet përsëri mësimi me turne./Dritare.net

















