
Shmanget tragjedia në Dhërmi/ Shpëtohen nga mbytja çifti çek bashkë me fëmijën!
E Mërkurë 6 Korrik 2022, 21:09
Dritare.net
Një ngjarje, e cila mund të përfundonte në tragjedi, është shmangur ditën e sotme në Dhërmi.
Një çift nga Çekia, së bashku me fëmijën e tyre kishin zgjedhur bregdetin e jugut për të kaluar pushimet. Ata janë shpëtuar nga policia kufitare pasi rrezikoheshin të mbyteshin në det.
Pas 1 orë kërkimesh, falë bashkëpunimit të punonjësve të policisë kufitare me 2 mjete lundruese private, 1 jetski dhe 1 gomone, është bërë e mundur konstatimi i mjetit lundrues "Kayak” dhe shpëtimi i sigurt i tyre.
Të tre nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore./M.K/dritare.net

















