Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Rrufeja shkrumbon banesën në Berat/ Shpëtohen 4 anëtarët dhe sirtari me 20 mijë euro!

Rrufeja shkrumbon banesën në Berat/ Shpëtohen 4

Një banesë në fshatin Mbolan në ish/njësinë administrative Sinjë të Beratit është përfshirë nga flakët.

Shkak për zjarrin e rënë në banesë është bërë rrufeja. Mësohet se zjarri ka rënë në mesin e shtëpisë ku jetonin bashkë dy vëllezërit Artan dhe Agim Ajazi dhe më pas është përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën.

Pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës, në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve të zjarrit dhe fikjen e tij, ndërkohë që familjarët kishin dalë më herët nga banesa, pikërisht në momentin kur edhe u shfaqën flakët e para të zjarrit.

Zjarrfikësit kanë nxjerrë pa djegur nga një nga sirtarët e dhomës së gjumit paratë e familjes së Artan Ajazit, rreth 20 mijë euro.

Në banesën që u shkrumbua totalisht nga flakët jetonin dy vëllezërit Ajazi. Artani me bashkëshorten dhe dy fëmijët dhe të katër dolën pa asnjë lëndim nga banesa, ndërkohë që Agimi me familjen e tij jetojnë prej disa muajsh jashtë shtetit./M.K/dritare.net