
Rrëzohet kërkesa e Ilir Beqajt për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi!
E Enjte 23 Janar 2025, 11:11
Dritare.net
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga shqyrtimi i çështjes "Sterilizimi", duke argumentuar se ajo nuk ka pranuar të japë një vendim të arsyetuar për rëndimin e akuzës ndaj tij. Megjithatë, kërkesa e Beqajt është rrëzuar nga gjykata.
Seanca paraprake për çështjen “Sterilizimi” vijon, dhe çështja do të shqyrtohet më tej në gjykatë.
Gjykata është tërhequr për vendim mbi kërkesën e të akuzuarve të tjerë për gjykim të shkurtuar. Ndërsa Ilir Beqaj ka kërkuar gjykim të zakonshëm./E.P-dritare.net

















